Deputeti i PD-së për Qarkun e Elbasanit, Luciano Boçi, ka denoncuar degradimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Në disa foto të postuara prej tij tregohet sesi pas shiut rruga është e mbuluar plotësisht nga uji.
Sipas deputetit, socialistët e kanë degraduar aq shumë prej tre vitesh këtë rrugë, sa një rrebesh shiu e kthen në kënetë.
Ja çfarë shkruan në Fb Luçiano Boçi:
Mos u habisni!
Janë pamje nga rruga Tiranë-Elbasan sot, afër Mulletit.
E kanë degraduar aq shumë prej tre vitesh, sa një rrebesh shiu e kthen në kënetë!
“Nuk mban ujë pilafi”-thonë në Elbasan, për të treguar sosjen e durimit.
Por na “mbaka ujë rruga” ama, për të na treguar që tallja e kësaj qeverisje me elbasanasit e qytetarët nuk paska të sosur!!!!!





















