Avokati Arianit Koçi ka pësuar një aksident në Shqipëri, kur po udhëtonte me motoçikletë.
Ai ka treguar se është përplasur nga një makinë. Në Facebook ai ka bërë publike dhe plagën që ka marrë pas aksidentit, ndërsa ka sharë shqiptarët.
“Motorista, keni kujdes në Shqipëri!
Nuk ka vend në Evropë, që janë më të pakujdesshëm ndaj motoristëve, dhe jo vetëm, se në Shqipëri.
Vetura pas meje, në vijë të plotë më tejkaloi dhe me goditi. Ose ishte shumë idiot dhe shofer i dobët, ose e ka bërë me qëllim.
U rrëzova.
Nuk u ndal as me e shiku se a shpëtova, dhe si jam.
Egërsira…
Qenin e ka shkelë shoferi para meje, sa isha në Kroaci – u ndala dhe e humba tërë ditën tek veterineri.
Kultura në lëvizje është pasqyrë e kulturës së përgjithshme dhe civilizimit.
Fati që kam përvojë të madhe me motorë, dhe jam mësuar se si të rrëzohem.
Mirë jam, shyqyr zotit!
Udhëtimi po vazhdon”, ka shkruar ai.















