Deputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon e cila është emëruar Raportuese për Kosovën për liberalizimin e vizave ka thënë se mezi po pret që kosovarët të udhëtojnë pa viza.
Në një postim në Twitter ajo ka shkruar se mezi pret që t’ua bëjë të mundur kosovarëve që të lëvizin lirshëm.
“Më vjen mirë që jam emëruar Raportuese e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mezi po pres që t’ia bëjë të mundur popullit të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm” ka shkruar ajo.
















