Media nga Maqedonia kanë raportuar rreth mesditës të së mërkurës për shkuarjen dhe pozicionimin e një numri të madh të forcave policore dhe ushtarake maqedonase në një lagje shqiptare në Tetovë.
Karvani u pa duke kaluar drejt në lagjen “Kodra e Diellit”.
Nga foto shihet autokolona ushtarake.
Akoma nuk dihen arsyet e këtij pozicionimi, përjashtimisht pohimeve të banorëve që ndihen të frikësuar duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Kumanovë.















