Në Ambasadën e Gjermanisë, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, është zbuluar një mashtrim masiv me viza me një nivel të lartë profesionalizmi në falsifikim të dokumenteve, shkruan e përjavshmja gjermane “Focus”.
Siç raporton kjo magazinë e njohur gjermane, e dyta për nga ndikimi pas Der Spiegel, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kanë zbuluar raste të shumta të falsifikimeve të dokumenteve përfshirë kët ue dhe aso që kanë të bëjnë me certifikata të njohjes së gjuhës gjermane nga Instituti “Goethe”.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka informuar Ministrinë e punëve të Brendshme për falsifikimin. Po kështu edhe përfaqësitë e tjera (gjermane) në rajon janë informuar dhe lutur që të sensibilizohen për rastin në fjalë”, i kanë thënë kësaj reviste nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















