Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, u ka bërë ftesë partive politike parlamentare për një takim konsultativë për nesër në ora 12:00. “Kam ftuar në një takim në ora 12:00 subjektet politike për të diskutuar për vazhdimin e seancës”, ka thënë Brovina.
E pyetur, për seancën e 9 tetorit që është thirru nga Blloku, LDK, AAK, NISMA dhe VV, Brovina ka thënë se nuk është juriste për të vlerësuar nëse kjo seancë është legjitime apo jo.
Ndryshe, më parë partitë e Bllokut LDK, AAK, NISMA dhe VV kishin refuzuar thirrjen e Brovinës për konsulta.
Blloku VLAN ka thirrur për të enjten vazhdimin e seancës, por partia që ka fituar zgjedhjet PDK, nuk do të merr pjesë pasi e quan jozyrtare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















