Katër ish-pjesëtarë të një grupi paramilitar serb kanë vrarë një bashkëvendës të tyre para se t’ia hanin pjesë të trupit të tij, ka thënë një gjykatë në Madrid.
Milan Jurishiq, 40-vjeç, është rrahur për vdekje me çekanë para se grupi, që ishin pjesëtarë të Tigrave të Arkanit, si duket kanë përdorur një makinë prerëse për ta copëtuar trupin e tij.
Më pas ata i kanë ngrënë pjesët e trupit të tij para se t’i hidhnin pjesët e mbetura në lumin Manzanares në Madrid, transmeton Koha.net.
Luka Bojoviq, Vladimir Milisavleviq, Vladimir Mijanoviq and Sinisha Petriq dolën para gjykatës në Madrid si të akuzuar për vrasje, anëtarësim në organizatë kriminale dhe posedim të armëve ilegale, akuza këto të mohuara nga të gjithë ata.
Gjykata ka dëgjuar se Jurishiq, sipas të gjitha gjasave, është vrarë më 2009 por trupi i tij nuk është gjetur deri më 2012 kur policia kishte arrestuar të pandehurit në Valencia pas disa informatave të siguruara nga policia spanjolle. Ata kanë qenë në arrati në Spanjë për vite të tëra pasi ishin larguar nga Serbia, transmeton Koha.net.
Kur policia kishte arrestuar grupin në fjalë, atyre iu gjetën 500,000 euro para të gatshme, tri pushka, 9 pistoleta gjysmë-automatike, një pushkë gjahu dhe armatim. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në 30 vjet burgim.
Tigrat e Arkanit janë përgjegjëse për spastrim etnik dhe vrasje në Ballkan gjatë viteve të hershme të 90-ta.
Gjykimi po vazhdon.















