Ekipi i Indeksonline që po qëndron te familja e Armelës ka dëgjuar rrëfimin e djalit të axhës së Armelës, Albanit, i cili nesër do të duhej të udhëtonte për në Munih.
Albani që është punëtor afër qendrës tregtare në Munih ku mbrëmë ndodhi sulmi, ka thënë se në momentin kur ka ndodh sulmi i kanë shkruar në telefon disa shokë duke i thënë “Dil jashtë prej punës sepse është një i çmendur që po gjuan me armë”.Mirëpo, për fat të mirë Albani që jeton e punon në Munih aktualisht është për pushime në Kosovë.
“Rasti i djeshëm që na ka godit të gjithëve, fatkeqësisht na ka ndodh në familje, çika e axhës më ka vdekur. Unë jetoj dhe punoj në Munih, punën prej vendit të ngjarjes e kam 200-300 metra dhe për momentin kam ardhur për pushime në Kosovë por po ndihem shumë keq sepse nuk jam afër familjes dhe mixhës temë”, ka thënë Albani.

Ai thotë se menjëherë pas sulmit ka hy në rrjete sociale dhe media ku është informuar për ngjarjen në Munih. Ai ka akuzuar policinë se janë vonuar për te reaguar. Për më shumë, dëgjoni rrëfimin e Albanit nga Podujeva.























