Çollaku thotë se ky është një rikujtim i kobshëm, dhe kësaj na prekë të gjithëve, ai thotë se duhet që të gjithë se bashku të luftojmë kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Ja poshtimi i plotë:
“Jam jashtëzakonisht i tronditur nga sulmi terrorist në Mynih. Me dhimbje të thellë po i përcjelli lajmet se ndër viktimat e këtij sulmi makabër janë edhe bashkëatdhetar të rinjë. Sot i bashkangjitem familjeve në mendime dhe lutem që t’a përballojnë dhimbjen e thellë. Është ky edhe një rikujtim i kobshëm, dhe kësaj here që na prekë drejtpërdrejtë, që të gjithë së bashku duhet të luftojmë kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. U prefshin në paqe viktimat e këtij sulmi dhe të rinjët tanë jetërat e të cilëve u shuan në moshën e rinisë”, shkruan ai në Facebook.























