• Latest
  • Trending
  • All

Flamuri

26/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Flamuri

26/11/2015
in Lajme

Nga Daut Dauti

Pasnesër është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë apo Dita e Flamurit. Por, dita e nesërme 27 Nëntor është ditë e veçantë për Kosovën pasi që në këtë ditë të vitit 1968 u organizuan demonstrata në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe në Podujevë për të kërkuar legalizimin e flamurit tonë kombëtar. Unë kam qenë pjesëmarrës i këtyre demonstratave që ndodhën para 47 viteve, kur isha 8 vjeç. Ngjarjet e asaj dite i kam përshkruar në tregimin e postuar më poshtë. Natyrisht, tregimi është i vërtetë deri në detajet më të vogla, ashtu siç më kujtohet nga fëmijëria.
Gëzuar Ditën e Flamurit.
Flamuri

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në vjeshtën e vitit 1968 kam qenë 8 vjeç dhe shkoja në në klasë të dytë. Shkolla ime quhej Vuk Karaxhiq por ne fëmijët e shqiptonim: Fukaraxhixh. Emri, sikur edhe ky njeriu, ishte i huaj dhe nuk brengoseshim për shqiptimin. Në fakt, deri vonë, as që e kam ditur se kush ishte ai, i cili shihej në një fotografi në korridoret e shkollës. Për shkak të një kapele të kuqe që mbante në kokë dhe mustaqeve të mëdha qe ia mbulonin gojën, më dukej se i përngjante një dervishi që e kishte shtëpinë andej kah Mulliri i Arapit. Në realitet, mendja ime fëmijërore më thoshte se Fukaraxhixhi dhe dervishi mund të ishin kusherinjë.

Në fund të nëntorit të atij viti qytetin e kaploi një qetësi e pazakontë. Njerëzit dukeshin ndryshe nga ditët tjera. Filluan të ecnin, të flitnin dhe të silleshin ndryshe. Kur takoheshin nga dy veta apo në grupe, tërhiqeshin nga trotuaret dhe ndaleshin strehëve ose gjenin vendin e përshtatshëm dhe të sigurt dhe shikonin anash nëse kishin krijuar distancë të mjaftueshme. Pastaj fillonin të bisedonin me zë të ulët dhe shikonin rreth vetes nëse po i përgjonte dikush. Pa nda flitnin për diçka por me zë të ulët. I tërë qyteti shushuriste.

Njësoj flitnin edhe rrugëve të lagjes dhe nëpër shtëpia. Nuk merrja vesh për çka bisedonin dhe kjo ma shtonte kurreshtjen. Një ditë i dëgjova me kujdes kur bisedonin edhe në shtëpinë tonë por nuk e zura bisedën nga fillimi.

“E kanë vendos ata. Kjo punë asht e kryme” – ishte momenti kur e kapa bisedën. “Nuk guxojnë” – thoshte njëri, dhe fliste për milicinë, rrahjet, maltretimet, burgun… “Guxojnë, guxojnë” – ia priste tjetri. “Nëse këta nuk guxojnë, guxon ai burri atje qysh guxon çdo vjet” – tha njëri duke bërë me dorë me qëllim që ta lokalizonte vendin.

Dihej kush ishte burri që guxonte. Ai ishte një njeri i gjatë që mbante një plis në kokë kurse njerin sy e kishte të mbuluar me një shirit të zi. Edhepse dukej si pirat i rrezikshëm, megjithatë, kishte pamje të bukur. Nofullat dhe mjekrrën i kishte të ngritura në fytyrë dhe kjo mua më shtynte të besoja se ngjante në Skenderbeun të cilin e shihnim gjithnjë e më shumë në fotografitë që filluan të botoheshin në librat tona kah fundi i viteve të 60-ta. Shpesh kam menduar se ky duhet të ishte i të njejtës familje me Skenderbeun.

Ky burri jetonte në rrugën e shkollave të mesme, mu përballë xhamisë së medresesë pranë së cilës nisej një rrugicë që qonte te lagjja e romëve. Në kat të parë të shtëpisë ai kishte një ambëltore që quhej Skënderbeu. Ky fakt mua më shtynte të besoja se ky burri dhe Skenderbeu, së paku, duhej të ishin kusherinjë. Ai çdo vit, me 28 nëntor, zgjohej herët dhe e vendoste flamurin tonë të ndaluar në dritaren e shtëpisë së tij mbi ambëltore. Vinte milicia, e hiqte flamurin, e merrte këtë burrin dhe e dërgonte në stacion ku e merrnin në pyetje, e maltretonin, e rrihnin dhe e mbanin në burg. Pas disa ditëve e lëshonin dhe ai vinte në shtëpi dhe në vitin e ardhshëm përsëri e vendoste flamurin në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë. Me vite e kishte përsëritur këtë veprim ai, pa marrë parasysh pasojat që i përjetonte.

Unë këtë gjë e mësova më vonë. Deri në nëntorin e heshtjes unë nuk dija shumë për flamurin. E dija që në rast të festave, para shkollës, shitoreve dhe objekteve tjera shtetërore vendoseshin nga disa flamuj. Secili institucion shtetëror, përfshirë lokalet tregtare, mbi derë kishin disa kallëpe hekuri në të cilat vendoseshin shtizat e flamujve. Njerëzit nuk ua vënin veshin kësaj pune pasi që i injoronin festat shtetërore. Nga shushuritjet e dija që një flamur nuk ngritej dhe më vonë mora vesh se ai që mungonte ishte i joni.

Me kalimin e ditëve, në qytet u shtuan shushurimat. Një ditë fjalën “nesër” e dëgjova në shumë raste. Këtë fjalë e thoshin në lagje, në rrugë dhe gjithkah që shkoja. “Nesër” do të ndodhte ajo që pritej dhe unë isha gati që të mos mungoja në këtë ndodhi çkado që të ishte. Mendja ma thoshte se do të ndodhte një ngjarje e madhe dhe unë duhej të isha në te, së paku si vëzhgues.

Kur erdhi e nesërmja, unë u nisa për në shkollë mu në mesditë, një orë më herët se zakonisht. Atë ditë njerëzit endeshin më shpejt se herëve tjera dhe rotuaret ishin plot njerëz. Para dyqaneve kishin dalë shitësit dhe pritnin diçka të ndodhte. Kur mbërrina te kryqëzimi i parë, aty ku vjen rruga nga shkollat e mesme për të hyrë nga tregu, pashë më shumë njerëz se që kishte në vendet tjera. Aty u ndala edhe unë se aty pritja ishte më e madhe. Njerëzit në qytetin tonë, si gjetiu, kështu bënin kur vinte stafeta. Në atë rast stolisej qyteti dhe aktivizohej shteti me tërë aparaturën që kishte. Trotuaret mbusheshin me njerëz kurse rruga mbetej e zbrazët se aty duhej të kalonte stafeta që bartej nga njerëz të zgjedhur. Pastaj stafeta ndalej te sheshi, para hotelit, ku organozohej një manifestim i madh dhe ku i këndohej e i thurreshin vargje poezie dhe ku i thuheshin fjalë të zjarrta atij ‘udhëheqësit’ tonë. Dhe kështu, nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, më në fund stafeta mbirrnte në duart e Titos, shokut tonë të atëhershëm, si shenjë urimi për ditlindjen e tij.

Por, atë ditë njerëzit nuk ishin mbledhur për këtë gjë. Nuk ishte punë stafete kjo edhepse në një mënyrë kishte të bënte me shokun Tito dhe shtetin e tij. Shteti atë ditë mungonte në publik dhe nuk ishte organizator i ngjarjes që pritej të ndodhte. Këtë e dija edhe unë se kur shteti organizonte gjëra të tilla na merrte neve nga shkolla, na i vënte në qafë e supe shamitë e kuqe të pionierëve dhe na vendoste në trotuare kur duartrokitnim e brohoritnim sa herë që kërkohej nga ne. Kësaj radhe ne nuk ishim ftuar.

I shikoja njerëzit në fytyrë për të parë disponimet e tyre dhe eventualisht për të marrë ndonjë informatë rreth asaj që pritej të ndodhte. Disa dukeshin të disponuar mirë, disa të drojtur e të merakosur. Kishte edhe të atillë që ishin të frikësuar dhe tejet nervoz. Këta njerëz më dukeshin se ishin serbë dhe nga kjo kuptova që diçka e keqe po ndodhte për ta. Serbët, atë ditë, më dukej se flitnin me zë më të ulët dhe shpesh i ngritnin duart lart në shenjë nervoze dhe njëkohësisht të shqetësuar pështynin në tokë.

Me çantë në dorë dhe me padurim të madh qëndroja në trotuar rrëzë Xhamisë së Madhe përballë Lamës së Miellit. Isha i drejtuar kah shkollat e mesme siç ishin drejtuar të tjerët. Një zhurmë dëgjohej si jehonë nga atje. Zëri arrinte herë si këngë e herë si brohoritje. Vinte duke u rritur dhe dihej që një turmë njerëzish po vinte nga shkollat e mesme. “Po vijnë, po vijnë” – papritmas u dëgjuan disa zëra. Njerëzit filluan të zgjatnin kokat dhe të lakoheshin nga trotuari në drejtim të rrugës.

Unë dola në rrugë dhe në një çast pash një grup njerëzish që po afrohej. Kur grupi mbërrini te posta unë fillova t’i diferencoja detajet. Në pamjen time ata dilnin si nga mjegulla dhe ecnin të rreshtuar si ushtarë të hekurt. Këndonin dhe brohoritnin. Në rreshtin e parë pashë tre veta. Ai në mes e mbante një flamur të kuq, shtizën e të cilit e kishte nxjerrë para trupit të tij. Në një moment, era e valëviti flamurin dhe doli një shqiponjë e zezë me një yll të kuq mbi dy krenat e saj. Kisha dëgjuar se flamuri dukej kështu por nuk besoj që e kisha parë deri atë ditë.

Nuk vonoi shumë dhe grupi mbërrini te udhëkryqi ku prisja unë. Nga aty, mori kthesën në të djathtë, në drejtim të qendrës ku gjendej hoteli, komuna, milicia, gjykata dhe objektet tjera të shtetit. Fillova ta përcillja grupin i cili përbëhej diku nga 20 deri në 30 veta që ishin nxënës të shkollave të mesme por mua më dukeshin burra të pjekur. Ata ishin të mëdhenj dhe muskulor. Ai që e barte flamurin ishte më i impozanti. Ishte i gjatë dhe me trup të zhvilluar mirë. Kishte të veshur pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë kurse në qafë e mbante të lidhur një shall të kuq të përkufizuar me ngjyrë të zezë. Të tjerët ishin munduar që rrobat e veshura të ishin kombinim i ngjyrave keq e zi.

Një fuqi e padukshme më shtyri të ecja përkrah tyre. Unë në trotuar kurse ata marshonin rrugës dhe nuk ndaleshin së kënduari dhe brohorituri. Asnjëherë më parë unë nuk isha ndje si atë ditë. Më kapluan disa ndjenja të çuditshme gëzimi dhe krenarie pa e ditur pse. Ecja përkrah tyre dhe mundohesha t’i kapja këngët dhe brohoritjet për t‘i shoqëruar. Në një moment, njëri nga grupi, i cili me siguri kishte vërejtur entuziazmin tim, më kapi për krahu dhe më futi në rreshtin e disiplinuar si të ishte njësi ushtarake. Kur hyra aty, diku kah rreshti i tretë, ata filluan të brohoritnin edhe më shumë nga shkaku që iu bashkova unë. Pas pak çastesh më nxorën në rreshtin e dytë, menjëherë pas flamurtarit. Më kaploi edhe një guxim i madh sa që më nuk e ndjeja veten fëmijë.

Era e atij nëntori, duke fryrë në drejtimin tonë, e valëviste flamurin i cili shtrihej mbi kokën dhe supet e flamurtarit dhe ndalej në fytyrën time e më ledhatonte lehtas. E shikoja pandërprerë flamurin dhe shqiponjën që dukej se ishte e gatshme për sulm a mbrojtje nëse e prekte dikush. E dija unë që ne kishim flamur të rrezikshëm. Ani që nuk e kisha parë më herët. Kisha dëgjuar për te dhe kjo mjaftonte. Njerëzit na shikonin nga dy anët e trotuareve. Nga shikimet e tyre unë kuptoja se po bënim një punë të rëndësishme. Edhepse nuk isha në gjendje ta kuptoja thellësinë e këtij veprimi, mendja ma thoshte se kjo kishte një domethënie të madhe. Ecja në hap me grupin sikur të fluturoja. Çantën e mbaja nën sqetull se duhej duartrokitur shpesh. Kur mbërrimë afër shkollës, pashë se një grup i nxënësve dhe i mësuesve kishin dalë para derës dhe shikonin në drejtimin tonë. U gëzova që më shihnin edhe mua aty.

Vazhduam kështu deri aty ku sot është stacioni i autobusëve dhe u kthyem se aty mbaronte qyteti atëherë. U kthyem për të ecur në drejtimin tjetër të rrugës, në pjesën e trotuarit kah shkolla. Kur iu afruam shkollës, vërejta se numri i mësuesve që pritnin aty, ishte shtuar. Aty pashë edhe mësuesen time. Mu shtua edhe më shumë gëzimi se ajo për mua ishte e veçantë dhe shumë e dashur. Mësuesja ime ka qenë e gjatë dhe shumë e bukur. Vishej sipas trendit dhe ua kalonte të gjitha aktoreve të viteve të 60-ta. Kur mbërrimë para shkollës, mësuesja u afrua në trotuar, zgjati dorën, më kapi për krahu dhe më tërhoqi nga grupi. Nuk më erdhi mirë pasi që unë dëshiroja ta vazhdoja kënaqësinë e marshimit dhe këndimit në grup. Dëshiroja t’i bija qytetit disa herë rreth e përqark dhe të më shihnin të gjithë.

“Ec në klasë se ka filluar mësimi” – më tha mësuesja dhe më futi në shkollë nga dera ku hynin mësuesit dhe administrata e shkollës. Te shkallët e hyrjes, duke pirë duhan me nervozë, rrinte drejtori që ishte një serb me flokë të thinjura e që dukej si dardhë pasi që kishte një bark të madh dhe një kokë të vogël. Afër tij qëndronte sekretari që ishte jevg, por që e mbante veten për serb, pasi që gruan e kishte serbe. Që të dy më shikuan me urrejtje dhe përbuzje. Në ato momente nuk më bënte përshtypje qëndrimi i këtyre njerëzve që më dukeshin të frikshëm dhe më të mjerë se herëve tjera. Unë druaja nga mësuesja. I brengosur prisja se mos më qortonte. Mësuesja nuk ma lëshoi dorën deri sa hymë në klasë sikur që frikohej se do të ikja për t’iu bashkuar grupit sërish. Në heshtje u ngjitëm shkallëve dhe kaluam korridorin e gjatë deri te klasa. Mësuesja nuk ma tha asnjë fjalë atë ditë e as ditëve tjera për këtë punë.

Klasa shpejt e mori vesh arsyen e vonesës sime. Po atë ditë, këtë punë e mori vesh e tërë shkolla. Të gjithë më shikonin me admirim. Më dukej vetja si të isha një lloj shpëtimtari i tyre. Kur u ktheva në shtëpi, i tregova babait se ç’kishte ndodhur.

“Ah, ti paske marrë pjesë n’demostrata” – tha ai, dhe qeshi. Kur e pashë harenë që ia kaploi fytyrën, i gëzuar u binda se njëmend kisha bërë punë të mirë. Atë ditë, për herë të parë, nga babai e dëgjova fjalën demonstratë në të cilën kisha marrë pjesë edhe unë. Gjithë ditën ua shpjegoja me mburrje njerëzve në shtëpi dhe kudo tjetër se si dukej flamuri ynë dhe si kishim kënduar e brohoritur. Më vonë mora vesh se unë kisha marrë pjesë në demonstratën e vogël. Ajo e madhja, në të cilën kishin marrë pjesë qindra vetë, kishte ndodhur para demonstrimit tim ose pas. Saktësisht se kur kishte ndodhur e madhja, kurrë nuk e mora vesh. Por, me rëndësi ishte se unë kisha demonstruar për të kërkuar legalizimin e flamurit tonë.

Pjesëmarrjen time në demonstratë e mori vesh edhe lagja së bashku me të afërmit e familjes sonë. Më vonë edhe një pjesë e madhe e qytetit. Pa qëllim dhe pa e ditur as vetë, unë fitova një lloj statusi të patriotit. Ani që nuk e kisha planifikuar këtë gjë. Shumica e njerëzve në jetën e tyre janë bërë heronjë rastësisht. Pse të mos bëhesha edhe unë?

Pa marrë parasysh se si rrodhën ngjarjet atë ditë, një gjë u bë e sigurt. Qyteti, përfundimisht, ndryshoi shumë. Nga ajo ditë filloi një përparim dhe njerëzit tanë filluan të ndjeheshim më të lirë dhe shiheshin gjithnjë e më shumë duke punuar me uniforma të milicisë, në zyret e shtetit, në spital e gjetiu. Edhe drejtorit serb dhe sekretarit, atij jevgut të serbizuar, nuk iu zgjati shumë funksioni. Mbishkrimet cirilike që dominonin mbi dyert e dyqaneve dhe ndërtesave publike filluan të zëvendësohen me ato të alfabetit dhe gjuhës sonë. Që nga ajo ditë edhe ai burri që e nxirrte flamurin mbi ëmbëltore më nuk burgosej për këtë veprim i cili u bë normal. Por, atë njeri dhe ngjarjen e flamurit nuk i kam harruar kurrë.

Megjithatë, shumë pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të asaj dite u rrahën nga milicia dhe u burgosen. Mua nuk më gjeti gjë. Askush nga shteti nuk u interesua për mua. Gradualisht, njerëzit e harruan këtë veprim timin heroik dhe në fillim kjo gjë më brengoste pasi që dilja nga vëmendja e tyre. Kështu ndodhë me heronjtë. Edhe ata harrohen një ditë.

Previous Post

Londër, vritet me thikë në rrethana misterioze 17-vjeçari shqiptar

Next Post

Në pritje të rilindjes së Ambasadës shqiptare në Londër

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në pritje të rilindjes së Ambasadës shqiptare në Londër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.