• Latest
  • Trending
  • All

FITORJA E HUMBËSIT

25/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

FITORJA E HUMBËSIT

25/09/2016
in Aktualitet

ARBEN MANAJ

Të fitosh partinë nuk do të thotë automatikisht të fitosh pushtetin, aq më tepër në Britani. Rizgjedhja e udhëheqësit laburist britanik Xherëmi Korbin, nga shumica e anëtarësisë së partisë së tij, që nisur nga numri i atyre që e votuan, pak më shumë se 300 mije veta, është një pikë në oqeanin e elektoratit britanik, faktikisht mund të shënoj mosqënien e saj më, si një force politike serioze dhe kredibël në Britani, pas 116 vjetësh egzistencë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ish-minatorët, punonjësit e hekurudhave dhe inxhinierët e fillimshekullit të kalur që votuan në atë botë , pikërisht me 27 shkurt të 1900-ës për krijimin e Partisë Laburiste, do spërdridheshin në varr e do tmerroheshin po të dëgjonin se cfarë po ndodh me partinë që ata krijuan.

Të tmerruar  ndidhen edhe ata që nuk kanë votuar dhe dukshëm nuk kane për të votuar ndonjëhere laburistët, aq më tepër me këtë lider.

Armata e Krobinit e përbërë nga një amalgamë e frikshme ekstrmistësh të majtë, idealistë démodé, studentë që nuk e dinë ku bien qëndrat e votimit, apo te përkedhulur nga familje që i sponsorizojnë ata me shuma monetare jashtë llogjikes, akademikë që jetojnë në kullën e tyre të fildishte të auditoreve, e të shkëputur nga jeta e përditshme, baron sindikatash të majmur e maoistë e trockistë, që u ka mbetur ora në kohën e Revolucionit të Tetorit atë Kulturor. Në virtualitetin e tyre ideologjik, ata janë shumë larg shtresës së mesme të shoqërisë moderne britanike, janë larg Britanisë së vërtetë, të supermaketeve, periferive urbane, qëndrave të gjelbëruara, “X-Factor-it”, “Strictly Come Dancing” e teledramave te ditës, si “Victoria” apo Premier League-s angleze.

Një pjesë e tyre dhe udhëheqësve të saj actual, mendojne se kapitalizmi britanik është shpikje e medias sioniste dhe jo një realitet i Britanise moderne, te cilen ata e urrejnë me kohë të pjesshme, duke jetuar rehat në të, gjate pjesës së mbetur.

Këto specie politike dhe tërë spazma akute emocionale, do ishin pikasur menjëhere nga shkrimtari majtist Xhorxh Oruelli, edhe sikur sot të shkruante ato që ai i ka pas shkruar në 1941-in,  për të Majtën britanike të asaj kohe, të cilët i ka portretizuar në veprat e tij.

Udheheqësi laburist Xherëmi Korbin, një marksist-leninist tipik, pavarësisht retorikës se tij për një politike ndyrshe nga ajo e kompromisit në politikën moderne, është shumë larg jo me Toni Blerit, njeriut që i nxorri laburistët nga harresa politike dhe historike drejt pushtetit.

Po ashtu, edhe ish udheheqësve të lavdishëm të Laburistëve të shndëruar në kryeministra si  Ramsay McDonald, i cili në 1924 solli labursitët për herë të parë në pushtet, pas sundimit të gjatë të Liberalëve britanik apo Klement Atlit, që fitoi në 1945 menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria e të cilit krijoje NHS (Shërbimin Kombëtar Shëndetësor falas) dhe ndihmojë në krijimin e NATO-s.

Apo edhe Herrëlld Uillsën në vitet 60-ta, të shekullit të kaluar, kur hoqi dënimin me varrje dhe legalizojë homoseksualitetin.

Laburistët edhe pse instikivisht do tentojnë drejt mbijetesës politike, dhe personale, ka pak gjasa që të rikthehen në pushtet me një udhëheqës të tille si Xherëmi Korbin, i cili vërtetë është shumë larg në pamje dhe në përmbajtje nga politikanët kontemporan, edhe pse kjo nga ithëtarët e tij, shihet si pikërisht ajo që i mungon politikes britanike, qoftë edhe në imagjinatën e tyre, kjo.

Por ata janë larg pushtetit më shumë se kurrë gjatë tërë historisë së tyre 116 vjecare si parti politike.

Një sondazh i dy ditëve më parë nga YouGov tregonte se më shumë se gjysma e votuesve, që kishin mbështetur Partinë Laburiste në zgjedhjet e fundit dhe kishin votuar për Brex-it, tashmë nuk do votonin më për këtë parti.

Që kur unë, personalisht, kam lindur dhe për sa unë kam jetuar në Britani,  tash mbi 23 vjet, vetëm një lider laburist i ka sjell ata në pushtet, madje, për tre mandate rrjesht, dhe ai ka qene Toni Bler. Kam frikë sesa të jem gjallë, nuk do shoh më që kjo parti të vij sërish në pushtet.

Ardhja në skenën e historisë britanike të kometës politike, me emrin Xherëmi Korbin, duket se është një dorë e keqe letrash në bixhozin politik britanik.

Ai bën pjesë në plejadën e politikanëve-proletar të shumë vëndeve të bashkuara për t’u moszgjedhur dhe ardhur në pushtet.

Kjo është e vërteta e hidhur e një fituesi humbës, që koha deri në zgjedhjet e ardhshme, ka gjasa të dëshmoj se sa kohë e humbur ëshëe rizgjedhja e tij, dhe sesa me fat janë konservatorët e qëndres së djathtë që luajnë futboll politik me një ekipi politik i barazvlefshëm me atë të klasit të Lihqtenshtajnit në futboll.

Xherëmi Korbin ka gjasa të jetë kryeminitsri i ardhshëm i Britanisë, aq sa kam unë shanse të jemi Xhejms Bondi i ardhshëm britanik.

Tags: nato
Previous Post

Përleshje me thika mes dy nxënësve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”

Next Post

I liruari për sulmin ndaj Kryeministrit, do kompensim

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

I liruari për sulmin ndaj Kryeministrit, do kompensim

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.