Një vajzë 19-vjeçare shqiptare në Itali është gjobitur nga Policia Rrugore. Tani ajo rrezikon pezullimin e patentës, shkruajnë mediat në Firence, cituar nga Syri.net.
Ka hyrë kundravajtje në autostradë për të luajtur lojën Pokemon Go, por mania për lojën popullore në internet duket se do t’i kushtojë një vajze 19-vjeçare që u ndal nga Policia Rrugore në orën tre të mëngjesit ndërsa po udhëtonte në drejtim të kundërt të aksit në Firence.
Kur oficerët e pyetën që të tregonte se përse ishte duke e bërë këtë, vajza – që shoqërohej nga i vëllai – ia plasi gazit duke shpjeguar se ishte … duke gjuajtur Pokemona!
Policët në këtë pikë nuk mund ta ndihmonin, përveçse ta ndëshkonin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke i zbritur katër pikë nga patenta dhe duke pasur parasysh seriozitetin e çështjes dhe rrezikun që mund t’u sillte makinave të tjera, edhe të interesoheshin te regjistrimi i automjeteve për t’u siguruar se “ajo është në gjendje të drejtojë makinën pa rrezikuar sigurinë e personave.”/Syri.net
















