Në një analizë të Alex Barker për “Financial Times” me titull “Cili është modeli tregtar i Shqipërisë” bëhet një vështrim mbi tregun e BE-së dhe zërat në Bruksel që mbështesin daljen e Britanisë nga unioni. Sipas Barker, në Bruksel është përhapur kohet e fundit një teori që nëse Britania e Madhe del nga BE, vendi i saj mund të mbushet me Ukrainën dhe vendet e Ballkanit perëndimor. A është kjo e mundur?
“Bosnja, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina janë ekonomikisht të dobëta, të dëshpëruara për t’u integruar në BE, dhe që ende mbajnë plagët e thella nga luftërat e fundit dhe revolucionet. Pra, çfarë e bën modelin e tyre të tregtisë sipas BE-së kaq tërheqës për ata që bëjnë fushatë për daljen e Britanisë së Madhe? Ngritja e opsionit Shqipëri-Ukrainë të shprehur nga Michael Gove, sekretar i drejtësisë në Britani, u bën jehonë analistëve që janë për daljen e vendit nga BE dhe shohin vendet të ecin në rrugën që kombinon tregtinë e lirë të përshtatur me bashkëpunimin politik” – shkruan “FT”, citon lapsi.al.
“Problemi është se Brukseli vijon të mbetet te paktet të njohura si “marrëveshja e asociim – stabilizimit” për Ballkanin Perëndimor, si mbështetje speciale për rrugëtimin e gjatë drejt anëtarësimit në BE të ekonomive relativisht të vogla dhe të tronditura më mirë se ndarja me një ekonomi të madhe dhe të suksesshme”.
Karel De Gucht, komisioner i BE për tregtinë thotë se çdo krahasim që mund të bëhet me “Brexit” do të ishte një “marrëzi qesharake”. Sipas tij “Shqipëria është një vend i varfër, një ekonomi e vogël, nën-zhvillim, -thotë ai duke shtuar – është si të krahasosh një arrë të vogël me një shalqi të madh”.
Olli Rehn, që ka negociuar disa marrëveshje të zgjerimit të BE-së tha se ka mbetur i habitur nga ata që mbështesin largimin dhe që e vendosin Britaninë në përgjithmonë në “stolin e rezervave”.
“Përveç kësaj unë e dyshoj që Britania do të pranojë që të trajtohet në mënyrë kaq asimetrike sa ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor”
Kënaqësia më e madhe e atyre që mbështesin shkëputjen në Bruksel është shpalosur në një dokument të quajtur “Change or Go” (Ndrysho ose Largohu).
Ata shohin te Ukraina një “marrëveshje tregtie të thellë të mirëkuptushme” dhe një “model alternativ” për t’iu bashkuar modelit të BE-së./lapsi.al/














