• Latest
  • Trending
  • All

Fiksion frojdian

19/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Fiksion frojdian

19/04/2015
in Kulture

Nga Virginia Woolf, James Joyce, Albert Camus e deri te Philip Roth. Ja si kanë ndikuar egoja dhe seksualiteti në trillin letrar!

Nga Suadela Balliu

 

Pak ditë më parë shtëpia botuese “Pegi” solli në shqip librin “Ëndrra”, të autorit austriak Arthur Schnitzler, një libër që sjell edhe njëherë në vëmendje fuqinë e teorive të Zigmund Frojd, jo vetëm në psikanalizë, por edhe në trillin e letrave. Romani “Ëndërr” i Arthur Schnitzler-it është konsideruar si teoria e Frojdit, e shndërruar në mish e kocka. Kur seksi, ëndrrat dhe turpi mblidhen së bashku, mund të zbulohen shumë e shumë gjëra për kafshën njeri.

Ëndrra dhe realiteti pështjellohen në këtë novelë enigmatike, e përqendruar në misteret e erosit dhe të kërkimit të kënaqësisë së kulluar. Pasi e shoqja i rrëfen fantazitë e saj seksuale me një tjetër burrë, doktor Fridolini, personazhi kryesor, endet nëpër rrugët e Vjenës e bëhet pre ngjarjesh gati të pabesueshme që ndodhin jashtë vullnetit të tij, thuajse si në zhgjëndërr…

Personazhet e Schnitzler-it kthehen gjithmonë nga këto ëndrra me sy të hapur e me sy të mbyllur…

I lindur në Vjenë më 1862 –shin, djali i një laringologu, Schnitzler studioi mjekësi, por shumë shpejt iu kthye pasionit të tij, të shkruarit.

Megjithëse dramaturgu nuk e takoi kurrë personalisht Zigmund Frojdin, psikologu vjenez e ka përshkruar Schnitzler si sozia e tij dhe i dërgoi atij një letër. “Kam fituar përshtypjen se ke mësuar përmes intuitës, që vjen si rezultat i analizës sensitive të vetes, gjithçka që më është dashur të nxjerr në dritë me punë të mundimshme te personat e tjerë” – i shkruante Frojdi shkrimtarit, i cili gjatë jetës ka qenë i njohur për sinqeritetin seksual në veprat e tij, që i çoi miqtë ta përshkruanin atë si “pornograf”.

…Ndoshta është e natyrshme të mendojmë për romanet në termat e ëndrrave. Ashtu si ëndrrat, romanet janë trillime, shpikje të mendjes që megjithëse të bazuara në realitet, janë me përkufizim jo fjalë për fjalë të vërteta. Ashtu si një roman, një ëndërr mund të ketë një të vërtetë për të rrëfyer, por ashtu si një roman, duhet të interpretohet përpara se ajo e vërtetë të rroket.

Ka arsye të tjera pse një analogji mes ëndrrave dhe romaneve ngjan kaq e natyrshme. Mund të jetojmë të deleguar përmes trilleve romantike, po aq sa edhe ëndrrave me sy hapur ditën.

Struktura e një romani i lejon shkrimtarët dhe lexuesit të eksplorojnë dëshira, frikëra dhe fantazi.

Frojdi është një nga arsyet pse duket e natyrshme të mendosh një vepër letrare në termat e një ëndrre. Të gjithë jemi frojdianë, edhe nëse nuk kemi lexuar asgjë prej tij. Në një kohë apo në një tjetër të gjithë i jemi referuar egos, libidos, komplekseve, dëshirave të pavetëdijshme dhe ndrydhjes seksuale.

Nëse për të kuptuar psikologjinë njerëzore sipas Frojdit, duhet të vlerësojmë letërsinë në një nivel tjetër, atëherë duhet ta njohim veten në këtë këndvështrim.

Frojdi dhe letërsia e shekullit XX

Ndoshta nuk ka pasur romane të shkruar për të trupëzuar teoritë frojdianë, megjithatë ka disa romancierë që i kanë ngërthyer këto teori dhe kjo e ka bërë veprën e tyre edhe më të mirë. Për shembull “Tingulli dhe tërbimi” (1929) nga William Faulkner, “I huaji” (1942) nga Albert Camus, “Rojë në thekërishten buzë greminës” (1951) nga Salinger, dhe “Ankimi i Portnoy-t” (1969) nga Philip Roth.

Në poezi dhe dramë

Shembujt e romanëve frojdianë janë thuajse të gjithë amerikanë, përveç një francezi. Është domethënës se asnjë artist letrar i njohur anglez nuk ka shkruar diçka shprehimisht frojdianë.

Megjithatë, deri në vitet ’60 Frojdi ishte perëndia sundues në qarqet letrare të Anglisë. Një kritik armiqësor, A C. Ward, ankohet në librin e tij “Letërsia angleze e shekullit XX” (1964): “Frojdizmi, në të gjitha manifestimet e tij të kuptuara jo përsosmërisht dhe spekulimet, ka zënë rrënjë në çdo substancë të fiksionit bashkëkohor, dramë dhe vargje. Çfarëdo që psikiatria e lehtë mund të hedhë mbi problemet mendore…ka çuar në më shumë çrregullim në letërsinë imagjinative, si edhe ka kontribuuar në shpërbërjen e personalitetit individual. Një zanat i ri e ka imponuar veten në komunitet dhe është e servirur më së shumti nga letërsia moderne që shfrytëzon anormalen” .

Anormalja, sidoqoftë luan violinën e dytë ndaj seksualitetit në veprat e letërsisë frojdiane. Nën impaktin e seksualitetit të Frojdit, i cili ka qenë tabu, vjen me forcë në të gjithë përbërësit e tij neurotikë dhe devijues. Viktorianët e kanë trajtuar bishën e seksit me një parehati të heshtur. Tani bisha është shumë brenda. Në poemën e D.H. Lawrence-it “Gjarpri”, që është një narrativë e një përvoje personale, është një njohje e potencialitetit të instinktit të seksit, i cili është i ndrydhur nga egoja në shtresat e errëta të nënvetëdijes, nga i cili del tani në të hapurën (që është vetëdija), vetëm që të detyrohet për t’u kthyer pas në banesën e errët. Instinkti i seksit është gjarpri në poemë. Ai është “zoti” i të gjithë krijimit dhe megjithatë trajtohet varfër nga njeriu i qytetëruar.

Poetët e mëdhenj të shekullit XX, T.S. Eliot dhe W.B. Yeats, gjithashtu njohin epërsinë e instinktit të seksit, por parapëlqimi i tyre është ta sublimojnë ose ta kapërcejnë atë.

Tek “Toka e Mbeturinave”, poema më e madhe e shekullit XX, Eliot fajëson seksin ose më saktë degradimin dhe komercializimin e tij, njëherazi si shkak dhe simptomë e dekadencës së qytetërimit perëndimor.

Poema të Eliotit si “Kënga e Dashurisë së Alfred J. PrufrocK” dhe “Toka e Mbeturinave” janë të strukturuara mbi bazën e asociimit të lirë dhe përdorin teknikën e monologut të brendshëm,

Prufrock është dukshëm viktimë e ndrydhjes. Kënga e tij mbetet e pakënduar.

Sa i përket dramës, absurdët si Beckett dhe Pinter tregojnë një dobësi për dramatizimin e absurditetin të ekzistencës si edhe bashkëveprimin e udhëheqjes së nënvetëdijes.

Në roman

Psikologjia frojdianë ka ndikuar në romane më shumë sesa në poezi dhe dramë. Si zhanër, romani ka një qëllim më të madh të përfaqësimit të rrjetit të marrëdhënieve të ndryshme njerëzore në plotësinë e tyre.

Romani, si më afër të qenit “një rriskë jete” përfaqëson bashkëveprimin e hollë të forcave psikologjike të cilat motivojnë karaktere të vetëdijshëm ose anasjelltas.

Romani i parë frojdian në gjuhën angleze është ai i D.H. Lawrence “Bij dhe Dashnorë” (1913) i bazuar kryesisht në përvojën e jetës së tij. Një histori rast i të riut Lawrence, i cili udhëhiqet nga kompleksi i Edipit dhe fiksimi me mamanë. Për çudi, Lawrence nuk ishte në dijeni të teorive Frojdiane kur shkroi romanin, i cili tashmë trajtohet si një “locus classicus” e fiksionit frojdian.

Ndikimi i Frojdit vihet re në romancierë psikologjikë si James Joyce dhe Virginia Woolf. Teknika e përroit të ndërgjegjes i përdorur nga këta romancierë kombinon perceptime të realitet të përditshëm me ëndërr dhe fantazi. Te “Zgjimi i Fineganit” Joyce futet në thellësinë e gjendjes ëndërrimtare që nuk ka kuptim për një lexues të zakonshëm. Tek “Pincher” Martin Golding mbërthen ndërgjegjen e protagonistit ndërsa regëton në zhdukje dhe madje edhe pas vdekjes.

Në kritikën letrare

Megjithëse nuk ka sferë të letërsisë të cilën teoritë e Frojdit e kanë lënë të paprekur, megjithatë duhet të pranojmë se ato kanë ndikuar kritikën letrare ( si teorike ashtu edhe praktike) shumë më shumë se në letërsinë krijuese. Me fjalë të tjera Frojdi na ka ndihur të kuptojmë dhe vlerësojmë poema, romane dhe drama ekzistuese sesa të shkruajmë të reja.

E njohim Hamletin shumë më mirë për shkak të kritikëve psikanalitikë frojdianë si

Ernest Jones, por asnjë Frojdian nuk ka shkruar një tragjedi më të mirë sesa Hamleti.

Ashtu siç e thekson Herbert Read “shkrimtari që imagjinon se mund të nisë nga psikanaliza për të mbërritur tek arti , por bën një gabim fatal. Asnjë letërsi, asnjë roman, nuk mund të nxjerrë jashtë një kuptim skematik të fenomenit të jetës. Arti vetë është një konstruksion skematik; një rregull i vendosur në kaosin e jetës.

Nuk ka praktikant të kritikës letrare sot pa një njohuri të mirë të mendimit frojdian dhe pas-frojdian si Lakan dhe teoricienët feministë.

Dashuri-urrejtja e shkrimtarëve për Frojdin

Virginia Woolf ishte ambivalente në lidhje me sipërmarrjen psikanalitike. Kjo pavarësisht se ishte e martuar me botuesin anglez të Frojdit, Leonard Woolf, i cili shkroi një nga kritikat e para pozitive të “Interpretimi i ëndrrave”; pavarësisht se “Bloomsbury” mbeti i bindur në mbështetjen e modernizmit që përfshinte Frojdin; dhe pavarësisht se vëllai i Woolf-it Adrian Stephen ishte nga psikanalistët e parë të Britanisë. Në një recensë të vitit 1920 të titulluar “fiksioni frojdian”, ajo tallet me thjeshtëzimin e kësaj shkence të re.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Nabokov ishte më i mallkuar se Woolf. Në sytë e tij, Frojdi ishte gjithmonë një mashtrim, mjeku vjenez magjistar, Mefistofeli dinak me të cilin ai duhet të ndeshet për hir të shpirtit të njeriut.

Terapisti, në librat e Nabokov-it, është edhe “mashtrues dhe magjistar, satan dhe sharlatan, teveqel dhe stereotip”. Në imagjinatën popullore, Lolita është bërë historia e një pedofili, një joshësi i ngulët i vajzave nën moshë. Por ai gjithashtu mund të lexohet si një parodi mahnitëse i një rasti studimor psikiatrik

Në botën e Nabokov-it , artisti dhe analisti –mashtrues i talentuar dhe gënjeshtar sinqertë – konkurron me njëri-tjetrin mbi terrenin e vuajtjeve njerëzore. “Pse të mos, – thotë Nabokov, – i lëmë vuajtjet private njerëzve? A nuk është brenga, pyet, e vetmja gjë që njerëzit e botës posedojnë me të vërtetë”.

Simone de Beauvoir e ka shkruar romanin e saj të rëndësishëm, “Les Mandarins de Paris” (1954), pas historisë së dashurisë me romancierin amerikan Nelson Algren. Ashtu si Lolita, libri bën një rezistencë kundër inkursioneve e profesioneve terapeutike dhe tendencës së tyre për të ulur individin në një studim analitik të rastit. Edhe pse heroina e saj, Anne, është vetë një psikanaliste, ajo përçmon profesionin e saj, sepse hamendëson , zërin autoritar, të papërcaktuar “të arsyes së shëndetit”.

Te “Ditari i Artë” Doris Lessing krijon një terapist me plot kuptim, që mund të bëjë shumë pak për të frenuar gjendjen e keqe të heroinës së saj, Anna Wulf. Analistët dhe psikiatrit – vendosin nocionet e tyre rreth grave dhe burrave, janë për Lessing pjesë e problemit për t’u zgjidhur.

“Ankesa e Portnoy” sjell një çrregullim ku impulset e forta etike dhe altruiste luftojnë përjetësisht me dëshirat ekstreme seksuale, shpesh të një natyre të çoroditur.

Romani i debatuar i DM Thomas-it, “Hoteli i Bardhë” 1981, e sjell shembullin e rikthimit të Frojdit në fiksion. Duke e mbajtur të paprekur rëndësinë e një udhëtimi në çmendurinë e heroinës së tij, Thomas dëshmon se shkrimtari nuk mund ta kapërcejë Frojdin në krijimin e rasteve historike.

“Kur qau Niçja” e Irvin Yalom, sjell bashkë Zhozef Brojerin, themelues i psikanalizës, Zigmund Frojdin dhe Fridrih Niçen, filozofi i madh europian. Kur Brojeri vendos ta trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk e bën të ditur se edhe ai vetë gjen ngushëllim në seancat e tyre. Vetëm përmes përballjes me demonët e tij të brendshëm shëruesi mund të fillojë ta ndihmojë pacientin e tij. Romani është një recensë e shkëlqyer e historisë së filozofisë dhe psikanalizës.

Previous Post

Përjashtohen grupe folklorike nga Festivali i Gjirokastrës

Next Post

Olen Cesari dhe Orkestra klandestine në Pallatin e Kongreseve

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Olen Cesari dhe Orkestra klandestine në Pallatin e Kongreseve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.