• Latest
  • Trending
  • All

“Fëmijët të njohin instrumentet muzikore”

03/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

“Fëmijët të njohin instrumentet muzikore”

03/12/2015
in Kulture

Përralla muzikore për fëmijë “Xheku dhe kërcelli i fasules” mblodhi në sallën e Universitetit të Arteve fëmijë edhe të rritur. Pianisti Endri Nini, së bashku me ensamlin e tij interpretuan pjesë nga kompozitorë të ndryshëm si: Felix Mendelson Bartholdy, Gustav Mahler dhe Richard Strauss. Nuk ndodh shpesh që në ambientet tona kulturore fëmijëve t’u kushtohet kaq rëndësi, prandaj aktorja dhe muzikantët do të mbeten gjatë në kujtesën e fëmijëve, për atmosferën  dhe gjendjen që krijuan tek ata. Aktorja, Ema Andrea, teksa lexonte përrallën angleze, arriti t’i çonte fëmijët në një realitet tjetër. Endri Nini, i cili aktualisht jeton dhe punon në Gjermani na tregon më tepër për këtë risi. Pianisti mendon se fëmijët duhet të mësojnë se çfarë efektesh dhe emocionesh të përcjellin instrumentet kur luan në to. Prandaj, sipas tij, qëllimi i këtij koncerti ishte që muzikantët jo vetëm të luanin vepra muzikore, por edhe t’i njihnin fëmijët më instrumentet.

Endri, rikthehesh në Tiranë për një përrallë muzikore. Por sa të rëndësishme kanë qenë (apo janë) përrallat për ty?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Përrallat mbartin një moral dhe kode të cilat në vetvete kanë integruar arketipet e instikteve themelore të gjithë njerëzimit. Prandaj dhe ato kuptohen deri në shoqëritë më të largëta (gjeografikisht) të vendit të origjinës. Për mua është shumë interesante deshifrimi i këtyre kodeve që të arrijë të zbërthej moralin e fabulës, që jo gjithmonë është i vetëkuptueshëm. Për këto ide sigurisht që unë nuk kam qenë koshient në fëmijëri, por jam bërë me kalimin e kohës. Prandaj dhe mund të them që akoma vazhdoj t’i besoj shumë përrallës. Nëpërmjet projektit “Wunderkind” ne u munduam që të sjellim dritë nëpërmjet muzikës dhe aktrimit mbi përrallën “Xheku dhe kërcelli i fasules” dhe të zbërthejmë sadopak moralin që ajo mbart.

Si kanë qenë fillimet tuaja në muzikë?

Kam qenë vetëm pesë vjeç kur kam pasur kontaktet e para me pianon. Prandaj mund të them se, pianoja që prej asaj kohe është dashuria ime. Më vonë ime më kishte dëshirë që unë të studioja jashtë. Nisëm që të shihnim shumë vende, për të mësuar se cila do të ishte shkolla më e mirë ku unë mund që të studioja. Pasi bëra kursin e pranimit për jashtë fitova.

Nëse nuk do të ishe bërë pianist çfarë drejtimi do të kishte zgjedhur?

Kur kam qenë i vogël nuk mbaj mend se kam pasur dëshirë për diçka tjetër, veçse për pianist. Por mbaj mend që një periudhë mendoja të isha arkitekt, më pas më pëlqente të bëhesha diplomat. Por pas kaq vitesh jam shumë i lumtur që jam këtu ku jam. Njëzet vite më parë bëheshin shumë sakrifica, prandaj jam shumë mirënjohës që bëj këtë punë, që më ofrohet një jetë e dytë.

Çdo të thuash me një jetë të dytë?

Këtu mund të bëj një paralele me profesionin e aktorit. Ashtu siç aktori përveç jetës së tij personale ka dhe rolin të cilit ai i jep jetë, po e njëjta gjë mund të thuhet dhe për muzikantin, i cili si material të një roli muzikor ka vetëm një tekst (notacion). Dhe nëse ky tekst mbetet nëpër libra apo arkiva atëherë ke të bësh me një krijesë në arkivol. Pra muzikanti interpretues risjell në jetë një vepër muzikore. Për mua është e pamundur të them se ku mbaron njëra jetë dhe ku fillon tjetra pasi ato janë pazgjithmërisht të lidhura me njëra-tjetrën. Vetë fakti që unë them që janë dy jetë, të bën të mendosh që unë di të përcaktoj kufijtë, po unë sinqerisht them që nuk e di. Di vetëm them që janë dy jetë reale dhe jo virtuale.

Nëse rikthehesh në kohë si të kujtohet viti 1997?

Kam qenë për një koncert në Athinë. Pikërisht atë javë kishim koncertin dhe kur donim që të ktheheshim nuk ishte e mundur. Aeroporti nuk punonte. Nëse do ta krahasoja ishte si te “Përralla të moçme”, sepse mbaj mend që kur jam kthyer studioja në dritare, mbuluar me batanije. Ishte shumë e vështirë. Në atë periudhë ajo mënyrë e të jetuarit mbrapa batanijes me dukej si një lojë normale. Kur i rikthehem asaj periudhe, sidomos dhe pas ngjarjeve të fundit në Paris, them se afër rrezikut jetojmë. Është vetëm një fije peri që na ndan nga katastrofa dhe ajo batanije nuk ka asnjë vlerë.

Çmimet zënë një vend të rëndësishëm në karrierën tënde. Por çfarë rëndësie kanë për ty?

Nëse do më pyesje para dhjetë apo njëzet vjetësh do të thosha se kanë shumë rëndësi, por meqë po më pyet tani duhet të të them se nuk janë gjithçka. T’i duhet që të arrish që t’i bësh të lumtur të gjithë, por e mira nuk është gjithnjë relative, në këtë sfond është diçka shumë e mirë, por që nuk më bën domosdoshmërisht të lumtur. Sigurisht që është një reklamë shumë e mirë.

Rikthehesh shpesh në Shqipëri?

Vij pak a shumë dy herë në vit për projekte muzikore, por edhe për pushime.

Çfarë ndryshimesh të bien në sy?

Ndryshimet në Shqipëri janë të mëdha, përsa i përket hapjes së informacionit, që është shumë i madh. Kjo më impresionon, sepse ka një energji të jashtëzakonshme të të bërit të gjërave. Më vjen pak keq që çdo gjë artistike është e përqendruar në Tiranë, por që besoj në Shqipëri përgjithësisht kjo është ajo që ndodh.

Biografia

Endri Nini (1984) u lind në Tiranë. Ka studiuar për piano në Karlsruhe, Londër dhe Hannovër dhe ka marrë mësime nga pianistë të famës botërore si:Aldo Ciçolini, Andras Schiff dhe Stephen Kovacevich. Ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çmimin e tretë në konkoursin international të pianos “Ile de France” në Paris në vitin 2009. Në të njëjtin vit ai mori çmim nga Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka realizuar koncerte në Athinë, Londër, Vjenë, Berlin, Romë, Hamburg, Krakov, Frankfurt etj., por ka dhënë edhe shfaqje si solist me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, Orkestrën Filarmonike të Baden-Baden, Orkestrën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Orkestrën e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestrën e Dhomës të Tiranës. Endri Nini ka performuar në festivale si: Annecy, Prusisë Kovi, Holland Music Sessions, Franche-Comte, Chamber Hanover etj. Ai ka luajtur me instrumentistë të shquar botëror si: Sabine Meyer, Gustav Rivinius, Ingolf Turban dhe William Bennet. Ka kryer regjistrime për Radio Tirana, Südwestrundfunk dhe Radio Semnoz në Francë.  Endri Nini ka fituar bursa nga Alfred-Toepfer-Stiftung, DAAD dhe Villa Musica-Stiftung. Aktualisht jeton dhe punon në Hanover të Gjermanisë.

Previous Post

Skulptori “ngjall” Frida Kahlon (FOTO)

Next Post

“Shenja shqiptare” në Fier

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

“Shenja shqiptare” në Fier

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.