Është prezantuar këtë të premte në ambientet e Prefekturës, prefekti i ri i qarkut të Kukësit, ish-ushtaraku Zenel Kuçana, kolonel në rezervë. Prezantimin e tij e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku e pranishme ishte edhe deputetja e qarkut të Kukësit, Mimi Kodheli.
“Kuçana do të jetë bashkëpunëtor i mirë për të gjithë drejtuesit e institucioneve të nivelit qendror e lokal të qarkut të Kukësit. Ministria e Drejtesisë do të jetë prezente në Prefekturën e Kukësit”, deklaroi Gjonaj.
“Kuçana do të jetë zëri i qeverisë dhe do të ketë mbështjen e qeverisë”, tha Kodheli. I sapoemëruar Zenel Kuçana ka falenderuar të pranishmit dhe është shprehur se do të bashkëpunojë me administratën, për të qenë i suksesshëm në punën e tij. Kuçana ka qenë komandat brigade në divizionin e Kukësit dhe ish-basketbollist i Kukësit në vitet 80.





















