Që prej orëve të para të së shtunës, Dogana e Kakavijës është bllokuar për lëvizjen e udhëtarëve.
Sipas Policisë së Janinës, shkak është bërë një defekt në sistemin kompjuterik, çka ka nxjerrë jashtë sistemit kompjuterat e pikës kufitare.
Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të fillojë lëvizja. Qindra udhëtarë kanë kaluar natën në automjete dhe autobusë.





















