• Latest
  • Trending
  • All

A është Selami një tradhëtar?

20/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A është Selami një tradhëtar?

20/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion, Vendi

Eduart Selami rrezikon të bëhet sot njeriu më i anatemuar, jo vetëm i kësaj dite, por edhe në vazhdim. Mbi të nuk do të rreshtin akuzat si tradhëtar, si i shitur tek Rama, si blerë nga amerikanët.

Partia të cilën ai e kryesoi dikur, mund ti’a bëjë më keq, se atë ditë të largët të 1995, kur nuk e la të hynte në mbledhjen e atij forumi të cilin ai formalisht vazhdonte ta kryesonte ende.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por, tani ai rrezikon edhe më shumë.

Sepse deklarimi i votës së tij pro reformës, pavarësisht nga çdo të bëjë Basha dhe PD-ja, mund të quhet pa frikë një sakrilegj.

Dyshja Berisha- Basha ka krijuar prej kohësh një mjedis armiqësor ndaj atyre që imagjinonin të kapërcenin ylberin duke kaluar në llogoren e kundërshtarit.

Por, sikur mos mjaftonte kjo, deklarimi i Selamit mund të konsiderohet pa frikë si një trysni për partinë e tij.

Ai mund të shihet si një thikë pas shpine, ndërkohë që PD është ende e ngërthyer në negociata dhe po rreket të kalojë peshën e përgjegjësisë së dështimit te Rama dhe PS.

Në këtë kuptim Eduart Selami ka bërë të pamundurën.

Ai ka hedhur atë hap për të cilin është joshur shumëkush, e kanë menduar gjatë edhe deputetë të tjerë, por të vënë në dilemën mes asaj që besojnë dhe asaj që mund të pësojnë nëse ngrenë krye, kanë preferuar të heshtin.

Ai veproi ndryshe dhe tani gjendet përballë furisë për tu vënë përpara togës së pushkatimit politik?

Po pyetja që shtrohet është: a është Selami një tradhëtar? A duhet konsideruar ai si gjashtë deputetët socialistë që Berisha bleu për të zgjedhur Bamir Topin president? Si ata që mori në ditët e fundit të pushtetit? A duhet barazuar ai me ata që bëjnë ping – pong mes Ramës dhe Metës për të testuar se ku i del më mirë?

Në pamje të parë edhe Eduart Selami duket i ngjashëm.

Por, po të njohësh historikun e tij në betejën për reformën e vërteta rezulton më ndryshe.

Sepse ai është një nga ata deputetë që i ka kërkuar që në fillim një qëndrim të qartë liderëve të tij. Sepse ai, në sa e sa mbledhje, ka kërkuar sqarime për piruetat dhe kushtet e reja që vinte PD, aq herë sa dukej sikur konsensusi po arrihej. Se ai i ka duruar me vështirësi të gjitha sebepet që e lidhinin fatin e reformës, një herë me dekriminalizimin, një herë me votimin elektronik, një herë me përjashtimin e Berishës në parlament, pastaj me 3/5, pastaj me arkitekturën e rënduar, pastaj me vendet e rezervuara e tani së fundi me sovranitetin.

Ai ka ngritur zërin në grupin parlamentar, për këtë mungesë koherence që fshihte një qëllim që asnjëherë nuk u thuhej sinqerisht deputetëve.

Në këtë kuptim, përpara se të jetë një tradhëtar, përpara se të etiketohet si një mall që shitet e blihet, Eduart Selami duhet parë si një njeri që kërkon të respektohet. Që ka dinjitetin e tij, që nuk lejon ti’a nëpërkëmbin liderët politikë, që ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë.

Me deklaratën e tij të sotme, ai nuk u bë i pari që hapi një pazar, por i vetmi që e vuri grupin e tij parlamentar përpara dilemës: a mund të pranojmë të na trajtojnë si dele?

Eduart Selami e zgjidhi me veten e tij këtë dilemë. Ai pohoi se nuk pranon as ta tallin, as ta poshtërojnë, e as ta nxjerrin në tribunë për të pohuar sot gjëra që i ka mohuar dje. Ai ndoshta nuk është aq në hall, as për ta pranuar këtë rol, as për të bërë karierë në këtë mënyrë.

Ai e tha me bindje dhe me gojën e tij, se do të votojë për propozimin e zv/sekretares Nuland, sido që të veprojë PD-ja.

Dhe për këtë ai nuk ka pse të trembet nga sulmet që do i vijnë.

Vetëm se me hapin që hodhi, ai nuk ka më kthim pas. Ai ka vetëm dy zgjidhje: sido që shkojë fati i reformës, sido që të sillet PD- në 21 korrik, ai me këtë parti është ndarë njëherë e përgjithmonë.

Ashtu si Rama me Metën që nuk kanë asnjë moral të qëndrojnë më bashkë, pas pozicioneve diametralisht të ndryshme që kishin për këtë çështje edhe ai me PD-në duhet të ndahet njëherë e përgjithmonë. Ai në rastin më të mirë duhet të dorzojë mandatin që ka marrë, ndërsa në atë më të keqin, duhet të largohet nga grupi i saj.

Ky është paradoksi i tij. Ai zgjodhi të lëvizë në emër të një akti moral. Zgjodhi të hedhë një hap dinjiteti.

Dhe fatkeqësisht në këtë vend, njerëzve që bëjnë zgjidhje të tilla, u shihet çdo veprim i mëpastajmë me lupë, i vihet një tjetër njësi matëse. Eduart Selami e bëri këtë zgjedhje. Tani është në dorën e tij që të qëndrojë në lartësinë e saj. Përndryshe do ti thonë realisht tradhëtar.

Tags: edi rama
Previous Post

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit? Kush e prishi konsensusin?

Next Post

REFORMA/ BASHA: ROLI I MISIONIT NDËRKOMBËTAR VETËM REKOMANDUES

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

REFORMA/ BASHA: ROLI I MISIONIT NDËRKOMBËTAR VETËM REKOMANDUES

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.