Dikur mes tyre pati një përplasje kaq të fortë, sa akuzat dhe kundër-akuzat do bënin të skuqej këdo.
Por tashmë Erion Braçe dhe Ilir Meta janë në një koalicion dhe gjërat po shkonin mirë.
Të paktën deri më tani.
Humbja e disa bashkive të rëndësishme ka shkaktuar pezmatim tek LSI, e cila e sheh fajtorin brenda gjirit të koalicionit.
Por këtë pezmatim, LSI po e kalon duke theksuar se ka një rritje të frikshëm në proporcional.
Kjo do i shërbejë kësaj partie për të bërë presion ndaj PS. Mjafton edhe fakti që mund të bllokojë këshillat bashkiakë në shumicën e bashkive të rëndësishme.
Por Erion Braçe ka gjetur momentin për t’i lëshuar një ‘thumb’ Ilir Metës.
“Të them të drejtën, rezultatet për këshilltarë në zgjedhjet lokale nuk më surprizojnë fare pasi ato nuk kanë përmbajtje për të parë tendencën e forcave politike. Nuk më krijon asnjë përshtypje ky rezultat”, thotë ai.
Çudi se edhe Edi Ramës i bën përshtypje.















