Bordi Drejtues i Entit Rregullator të Energjisë mblidhet sot për hapjen procedurave për të shqyrtuar kërkesat e kompanive të energjisë, OST dhe KESH për rritje të çmimit.
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dorëzoi një ditë më parë pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike aplikimin për rishikim të tarifave.
Në raportin e dorëzuar pranë ERE Kesh kërkon rritje të çmimit të enrgjisë nga 2.2 lekë për kë në 3.3 lekë për kilovat.
Kjo është kërkesa e dytë pas OST e cila ka kërkuar një rritje me 10% të tarifës së transmetimit të energjisë për shkak të kostos që ka ky proces.
KESH argumenton se rritja kërkohet për të mbuluar kostot e larta të prodhimit të energjisë.
Pas aplikimit të tre operatorëve do të jetë Enti Rregullator i Energjisë që do të marrë vendim.
















