Eneda Tarifa po vazhdon të promovoj nëpër Evropë këngën e saj përfaqesuese në Eurovision.
Ajo mbrëmjen e djeshme ka kënduar live këngën e saj “Fairytale” në Londër në eventin “London Eurovision Party”, ndërsa ka mahnitur publikun me paraqitjen e saj.
Ajo paraqitjen e saj në skenë e nisi duke pyetur: ‘A ka ndonjë shqiptar këtu?’, ndërsa më pas ka kërkuar nga publiku që të vallezojnë teksa ajo këndon “Fairytale”.
Por siç raporton Magazina.al e gjithë paraqitja e saj ishte mahnitëse por në fund të këngës ajo harron një pjesë të refrenit.
Nuk dihet nëse ishte problem me vokalin apo diçka tjetër.Shikoni videon ne minutën 3:08.
















