Në listën e më të kërkuarve Policia ka publikuar edhe shtetasin Engjëll Brahimi. Ky person konsiderohet me rrezishmëri të lartë për vrasjen e një polici, djalit të tij 8 vjeç dhe plagosjen e nipit 10 vjeç.
Ngjarja për të cilën Brahimi është shpallur në kërkim ka ndodhur në 10 gusht të vitit 2000 në vendin e quajtur “Pishporo” në Fier. Krimi i rëndë i asaj kohe shokoi opinionin vendas, që sapo kishte dalë nga situatat e rënda të trazirave të vitit 1997.
Që prej asaj kohe, Brahimi u largua nga Shqipëria, ndërsa Gjykata e Fierit e dënoi me burgim të përjetshëm, vendim i paekzektuar, për shkak se asnjëherë nuk është arrestuar.
Operacionet për kapjen e tij në tre raste kanë dështuar për shkak të dekonspirimit, ndërsa më pas janë marrë të dhëna të plotë se është larguar jashtë vendit me identitet të ndryshuar.
Kërkimet për të asnjëherë nuk kanë pasur rezultat. Njësia Fast dhe Enfast e kanë përfshirë në listën e më të kërkuarve dhe madje të dhënat e tij janë dërguar në 21 shtete të Evropës, për të bërë të mundur arrestimin.
Për të vihet në dukje rrezikshmëria e lartë, dhe kryerja e krimeve me armë të sofistikuara. Polici i vrarë prej tij, djali 8 vjeç janë vrarë për hakmarrje, ndërsa nipi fatmirësisht në atë kohë mundi të shpëtojë.
Foto e Brahimit është vendosur në të gjitha pikat kufitare. Të pyetur për pamundësinë e arrestimit, Policia hedh dyshimet se mund t’i jetë nënshtruar edhe operacioneve plastike, ose identitetit të ndryshuar.
“Nuk është çudi të ketë marrë edhe pasaportë të ndonjë vendi tjetër”- është dyshimi policor për këtë person.



















