Mungesa për herë të parë në takim e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së duket se ka shërbyer që 3 liderët kryesorë shqiparë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta të arrijnë që jo vetëm të dëgjojnë njëri tjetrin me vëmendjen, por madje edhe të bien dakord.
Burime për Syri.net bëjnë me dije se Lulzim Basha ka qenë ai që ka propozuar edhe njëherë si të vetmen rrugë angazhimin e ekspertëve për të përafruar qëndrimet e palëve jo si produkt i një pazari politik, por si një arsyetim ligjor brenda segmentit ‘Propozimi Hibrid’ dhe ‘Rekomandimet e Venecias’.
Meta dhe Rama kanë rënë rakord dhe kshu do të bëhet.
Nga momenti në moment, Oerd Bylykbashi i PD-së, Ylli Manjani i LSI-së dhe Ëngjëll Agaçi për llogari të Edi Ramës, do të ulen dhe duket filluar që sot e deri nesër ata do të përgatisin draftin konsensual i cili të Martën do ti paraqitet ndërkombëtarëve për të dhënë miratimin e tyre. Në këtë pikë ajo që mbetet për tu bërë do të jetë vetëm votimi i Reformës në Drejtësi në Kuvend.
Burime për Syri.net bënë me dije se me këto ritme Shqipëria të Enjten me shumë gjasë do të ketë një sistem të ri drejtësie, dhe se thuajse në pikën e fundit qartësisht si një vullnet i vetër krerëve politik sesa si një detyrim i faktorit ndërkombëtar, konsensusi historik mund të quhet i arritur.















