Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në vilën qeveritare në Durrës, njerëzit më të afërt të tij, ose ata që njihen si “rrethi i ngushtë”.
Burime nga mbledhja kanë bërë të ditur për SYRI.net se kryeministri Rama ka përjashtuar nga kjo mbledhje figura të rëndësishme të PS-së, mes të cilëve përveç deputetëve janë edhe disa ministra.
Kështu zv/kryeministri Niko Peleshi, ministrat Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri nuk janë ftuar në takimin e Ramës. Gjithashtu edhe disa deputetë të njohur socialistë nuk janë të pranishëm në këtë mbledhje urgjente të kryeministrit.
Të njëjtat burime thanë për SYRI.net se takimi është thirrur nga për të bërë llogaritë e votave që mund të blejnë në Kuvend, duke mos llogaritur më LSI-në.
Veprimi ka ardhur pas deklaratës “bombë” mesditën e sotme nga kreu i LSI-së, Ilir Meta./SYRI.net















