Deklarata e Ilir Metës në mesditë për një dorëheqje dhe krijim të qeverisë së ekspertëve ka vënë në lëvizje edhe kryeministrin Edi Rama.
Burimet thanë se, Rama mbrëmjen e sotme ka organizuar një takim formal me ministrat socialist të qeverisë së tij dhe deputetëve.
Gjithashtu në takim Rama ka thirrur edhe disa personalitete të njohura të PS-së. Takimi është duke u zhvilluar në vilën qeveritare të qytetit bregdetar të Durrësit.
Takimi mësohet se ka nisur pak minuta pas orës 20:00, ndërsa është duke vazhduar.















