Këtë javë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i dorëzoi kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, projektligjin për zgjerimin e kompetencave të FSK-së, njofton Klan Kosova.
Por kjo nismë e tij është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, dhe tash edhe nga Norvegjia, përmes kryediplomatit të saj.
“Kërkoj nga autoritetet e Kosovës të heqin dorë nga transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri pa ndryshime kushtetuese”, ka thënë Brende.
Norvegjia do të mbetet parter i Kosovës në përpjekjet për reforma dhe integrim Euro-Atlantik.
“Stabiliteti i regjinoit dhe bashkëpunimi është predispozitë për integrim më të thellë. Normalizmi i raporteve me Serbinë e ka mbështetjen tonë të plotë”, ka shtuar ai.






















