“Reth orës 16:00 Policia e Kosovës e ka marr një informatë se në fshatin Polluzhë të Rahovecit familjarët e kanë gjet 12 vjeçarin në litar. Ata kanë kanë këputur litarin duke shpresuar që është gjallë dhe e kanë dërguar në qendrën e Mjekësisië Familjare në Rahovec”, tha ajo.
Aty, sipas saj, i mituri është konstatuar që është pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar familjarëve për ceremoni mortore.
Ndërsa bëhet e ditur se nuk dihen motivet që e kanë dërguar të miturin në këtë akt të tmerrshëm.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme edhe një 20-vjeçar nga Ferizaj i ka dhënë fund jetës së tij.






















