Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar.
person që qëndronte në qendrën e pritjes së emigrantëve në Manston në Kent të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në spital.
Sipas Sky news, personi në fjalë kishte udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar me me një varkë të vogël dhe kishte mbërritur të shtunën e kaluar.
Nuk ka “asnjë provë në këtë fazë” që sugjeron se vdekja ishte “shkaktuar nga një sëmundje infektive”, tha Zyra e Brendshme.
Nuk do të ketë asnjë koment derisa të kryhet një ekzaminim pas vdekjes, shtoi zëdhënësi.



















