Një 43-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë e policisë së burgjeve. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 14.00 në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Kashtëbardhë, por është raportuar shumë orë më pas. Lajmi është mësuar nga burime mediatike pasi ka pasur tentativa që ngjarja të mbahej e fshehtë. Mësohet se mjeti i policisë së Komisariatit të Sarandës, me targa Policia 2244 që transportonte një të burgosur nga burgi i Kosovës është përplasur me motorin që drejtohej nga shtetasi I.L, 43 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë. Të njëjtat burime thanë se për shkak të plagëve të marra, ky i fundit ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Është duke u punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...