Një pamje apokaliptike na vjen nga një video amatore e filmuar nga qytetarët në qytetin e Laçit, vetëm pak minuta më parë. Rreshjet e dendura të shiut që pushtuan këtë qytet, i shndërruan rrugët e tij në lumenj të vertetë. Rrjedha e ujit që vërshon nëpër rrugë është aq e fortë sa që ka rrezik të marrë me vete edhe njerëzit e t’i rrëzojë përtokë. Në sfond, si për ta bërë më të frikshme këtë kapriço të motit, shikohen edhe rrufetë dhe vetëtimat duke të dhënë në tërësi një pamje të një filmi me tmerre.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















