Burime për mediat bëjnë me dije se mazhoranca e ka pranuar propozimin e partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë vijojnë negociatat mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Rreth orës 17:15 minuta, kreu demokrat, Basha ka lënë selinë e Kuvendit, duke u deklaruar shkurt gazetarëve: Jemi në negociata, frazë të cilën e përsëriti disa herë. Por, burime nga takimi thonë se kjo frazë do të thotë se Basha nuk është ende dakord, trasnmeton televizioni Ora News.






















