Rusia vijon ende të sulmojë dhe bombardojë me raketa veriun e Ukrainës, pas 4 muajsh luftë.
Së fundmi një video është bërë virale, e cila tregon se tashmë dhe fati është kundër rusëve, ose më saktë vetë armët e tyre.
Sipas “Daily Mail”, videoja tregon momentin se si një raketë e hedhur nga mbrojtja ajrore e Rusisë u kthye në “bomerang”, duke goditur bazën e ushtrisë.
Sipas raportimeve, raketa u lëshua në rajonin e Luhansk-ut por teksa u nis, ajo u kthye 180 gradë dhe u përplas thuajse në të njëjtin vend prej nga u lëshua.