Kjo ishte ndeshja e pestë radhazi që Manchester City i Pep Guardiolas nuk shënon fitore.
City ka dështuar të gjejë fitoren në tre ndeshje në Premierligë, dhe dy në Ligën e Kampionëve.
Kjo është vetëm hera e dytë që Guardiola në karrierën e tij nuk shënon fitore në pesë ndeshje radhazi.
E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në vitin 2009, kur drejtonte Barcelonën.























