Njëri quhet Muhamhet A. Dvorani, 8-vjeçar, dhe tjetri Mendim A. Dvorani që ishte vetëm 5-vjeçar.
Sipas burimeve, babai i tyre gjendet në Spitalin e Novi Sadit duke marrë tretman mjekësor.
Lajmi.net raportoi sot më herët për këtë aksident, por sipas mediave serbe, bëhet fjalë vetëm për një shtetas të Kosovë, të lënduar rëndë.
Sipas mediave serbe, deri te aksidenti ka ardhur kur një mjet i rëndë me targa të Maqedonisë ishte ndalur para një këmbësori të cilin e kishte goditur një kamion, derisa “Mercedesi” me targa të Austrisë, në tentim për t’ju shmangur trupit të këmbësorit, e ka goditur rrethojën e më pas është ndalur në kamion, transmeton lajmi.net.
Përveç, tash për tash këmbësorit të paidentifikuar, jetën e kanë humbur dy fëmijë që ishin në “Mercedes”, derisa vozitësi dhe personi që ishte në karrigen e parë kanë marrë lëndime të rënda.
“Jetën e kanë humbur dy fëmijë të moshës 5 dhe 8 vjeç dhe një burrë i moshës rreth 45 vjeç. Janë lënduar edhe dy burra. Një person i moshës së mesme është pa vetëdije në Qendrën Urgjente, derisa tjetri është në gjendje stabile”, ka thënë mjeku Bursaq për mediat serbe.
Fëmijët e vdekur në këtë aksident janë shtetas të Austrisë, derisa personi i katërt në veturë është nga Kosova, ka thënë policia serbe.
Aksident i rëndë në Serbi, vdesin dy fëmijë dhe lëndohet rëndë një kosovar (Foto)


























