Ekipi i Clintonit i është bashkuar kandidatit të Partisë së Gjelbër, Jill Stein, i cili ka siguruar miliona dollarë që procesi i rinumërimit të votave të ndodh në Wisconsin, raporton CNN.
Por në një postim në faqen Medium, Marc Elias, këshilltar i kampanjës së Clintonit, ka thënë se nga hetimet e kryera nga ekipi nuk janë gjetur prova se ka pasur hakim të sistemit të votimit.
Edhe pse drejtuesit e kampanjës nuk do të kontestojnë rezultatin, ata kanë vendosur që të bashkëngjiten në tentimet për “të siguruar drejtësi për gjitha palët”.























