• Latest
  • Trending
  • All

DW: Incidentet ndëretnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

14/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 17 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

DW: Incidentet ndëretnike në Serbi dhe dyfytyrësia e Vuçiçit

14/01/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Incidentet që ndodhën ditët e fundit në Priboj, një qytet i vogël në kufi me Bosnjë-Hercegovinën, kanë shqetësuar dukshëm popullatën boshnjake në këtë qytet. Por kanë reaguar edhe autoritetet e Serbisë.

Gjatë Krishtlindjeve ortodokse më 7 janar, një grup të rinjsh të paidentifikuar në Priboj kënduan “Është Krishtlindje, qëlloni me armë xhamitë”. Ndërsa disa ditë më parë një grup policësh kufitarë të Pribojit kënduan këngë ku bëhej thirrje për përsëritjen e krimeve të Srebrenicës, Vukovarit, Novi Pazarit e Sjenicës. Ndaj 12 policëve ka filluar procedura disiplinore, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq shkoi për vizitë në Priboj – për të ulur tensionet ndëretnike.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se “në MPB nuk ka vend për sjelljet si ato në Priboj” dhe njoftoi, se është formuar një grup punues dhe se “organet disiplinore të MPB-së do të vendosin për dënimin e policëve.”

Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, deputeti i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Enis Imamoviq, i dërgoi një pyetje Prokurorisë Publike, siç tha ai, “jo për shkak se i beson, por për të tërhequr vëmendjen se sa institucionet inkurajojnë dhe lejojnë përhapjen e urrejtjes ndërnacionale dhe fetare”. Ai rikujtoi se policia ka kryer krime në Sanxhak, konkretisht në Priboj në vitet 1990 dhe se tani jemi dëshmitarë të rritjes së sërishme të kërcënimeve.

Atmosfera e urrejtjes

Karte Region Sandzak Serbien Montenegro

Disa organizata joqeveritare në Serbi theksuan, ndër të tjera, se fushata disamujore e mbështetjes së kriminelëve të luftës që është zhvilluar në Serbi, si dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, çoi në një atmosferë intolerance, ku boshnjakët shpallen të padëshiruar në atë zonë dhe në Serbi. Ata e vlerësojnë reagimin e shtetit ndaj incidenteve të tilla si tepër të butë ose shpesh inekzistente dhe i bëjnë thirrje shtetit të Serbisë që të ndalojë përhapjen e urrejtjes dhe frikësimin e boshnjakëve në Sanxhak.

Vizita e presidentit Vuçiq në Priboj shihet nga Goran Miletiq, drejtor i Mbrojtësve të të Drejtave Civile për Evropën, vetëm për qëllime të caktuara. “Vuçiq nuk foli në Beograd për mbishkrimet e mbështetjes së Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e kriminelëve. Ndërsa me shkuarjen në Priboj ai nuk mund t’i rregullojë të gjitha këto tani”, thotë Miletiq për DW.

Stereotipet

Incidentet e përmendura duhet të shihen si pjesë e atmosferës së përgjithshme shoqërore, e cila është krijuar prej shumë vitesh, thotë për DW, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Präsidentin des Helsinki Komitees für Menschenrechte in Serbien, Sonja Biserko

“Kjo atmosferë është krijuar në radhë të parë nga mediat e kontrolluara prej shtetit, por edhe nga pjesa e komunitetit akademik që vazhdimisht i promovon këto stereotipe për boshnjakët në Serbi, si dhe për myslimanët në Ballkan në përgjithësi. Nuk ka pasur asnjëherë një zbërthim të këtyre stereotipeve, por ato ndizen kur është e nevojshme. Tani definitivisht ka marrë hov dhe është aktualizuar projekti i “botës serbe”, sepse vlerësohet se mund të ketë ardhur koha që të realizohet”, thotë Biserko për DW.

Mbështetja e Dodikut

Ngjarjet në Sanxhak dhe qëndrimi i qeverisë serbe ndaj kësaj pjese, në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet nga qëndrimi i Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikës Srpska, e në fund të fundit as nga qëndrimi ndaj Milorad Dodikut, theksojnë bashkëbiseduesit e DW. Goran Miletiq beson se raporti i Serbisë ndaj Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë qenë “kurrë më i keq”.

“E vetmja gjë që vjen nga Serbia është se ajo është e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit. Por në terren është gjithçka ndryshe”. Serbia nuk po luan rol konstruktiv, sepse ka frikë si para luftës në B-H. Sa për Dodikun, ai nuk do të thoshte dhe nuk do të bënte asgjë që nuk mbështetet nga Serbia. Për ata që nuk e besojnë këtë, duhet theksuar se Dodiku është i pranishëm pothuajse në çdo hapje të një fabrike, ure apo ndonjë gjëje tjetër në Serbi. Mesazhi është se Serbia qëndron pa rezerva pas të gjithave që ndodhin në B-H”, thekson Goran Miletiq.

„Faktori i paqes dhe stabilitetit”

Serbien spendet Covid-19 Impfungen an Bosnien und Herzegowina

Sonja Biserko shton se “Sanxhaku prej kohësh është perceptuar si pjesë e ‘transversalit të gjelbër’, ku bëjnë pjesë Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sanxhaku, Sarajeva dhe kjo tezë përcakton në masë të madhe qëndrimin ndaj popullatës myslimane në përgjithësi. Nga ana tjetër, ka mendime se Vuçiqi ka shkuar në Priboj, “vetëm për t’u paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare si faktor paqeje dhe stabiliteti”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Nga ana tjetër mbështeten të gjitha ato organizata të djathta dhe nacionaliste, të cilat prishin stabilitetin dhe rrisin tensionet në rajon përditë. Mund të thuhet se ky manipulim ka qenë i suksesshëm me aktorët ndërkombëtarë në vitet e kaluara, por hapësira për manipulim tani është zvogëluar me ardhjen e administratës së re amerikane”, thotë Sonja Biserko.

Ekstremistët

Serbien Belgrad Proteste gegen Wandgemälde Ratko Mladic

Drejtori i Civil Right Defenders for Europe Miletiq thekson, se pas qëndrimit dashamirës ndaj grafiteve për Ratko Mlladiqin, “u pa se këto grupe kanë mbështetjen e autoriteteve”. Kjo u pa edhe pas sulmit “vandal të fundit ndaj Pride info center”, që është vetëm disa hapa nga presidenca e Serbisë. Autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa ndaj personave që kanë kryer këto sulme, shpjegon Miletiq.

Goran Miletiq vëren se hapi i parë në metodologjinë e Vuçiqit është një ndarje artificiale “ku aktivistët e të drejtave të njeriut paraqiten si ekstremistë, të cilët kundërshtohen nga grupe të tjera ekstremiste e ai e paraqitet këtë si një konflikt midis dy ekstremeve”. Ndërsa Vuçiq del në fund dhe e paraqet veten si një politikan të moderuar që zgjidh problemet. “Këtë metodologji e kemi njohur nga koha e Millosheviqit, i cili donte të tregohej shumë më i mirë se radikalët.Por më duket se kjo mënyrë e qeverisjes nuk mund të zgjasë shumë, përfundon Goran Miletiq./ DW

Previous Post

Emigracioni i lartë, Shqipëria po “korr” pasojat e mungesës së investimeve

Next Post

“Mbreti” Broja, The Sun: Chelsea projekton të ardhmen me të, Southampton ëndërron

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Mbreti” Broja, The Sun: Chelsea projekton të ardhmen me të, Southampton ëndërron

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.