Në prag të një vjetorit të ndarjes nga jeta, deputeti demokrat Sokol Olldashi nderohet nga Durrësi me titullin “Qytetar Nderi”.
Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar vendosi me vota unanime t’i japë ish-ministrit të Transporteve titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Protagonist të veprimit demokratizues të Shqipërisë dhe punë në shërbim të qytetit të Durrësit”.
Propozimi është bërë nga 14 këshilltarët djathtë në këtë këshill dhe ka gjetur edhe konsensusin e së majtës. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 Nëntor 2013 në një aksident rrugor. Po me vota unanime Këshilli Bashkiak dha titullin ‘Qytetar Nderi’ edhe për ish-Presidentin Moisiu.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















