• Latest
  • Trending
  • All

Durrësi 2020 !

30/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Durrësi 2020 !

30/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga Ardian Hackaj*

Bashkia e re e Durrësit, më tepër se një njësi vendore e Republikës së  Shqipërisë, është një qendër ku rrjetëzohen dhe bashkohen ndërveprime ekonomike dhe sociale për të gjithë vendin dhe për rajonin. Me 85% të ndërmarrjeve aktive, totalitetin e qendrave menaxheriale të ndërmarrjeve të mëdha publike në rang qarku (dhe disa në rang republike si Porti i Durrësit ose Hekurudhat Shqiptare), dhe 65% të popullatës, njësia administrative Durrës (Bashkia aktuale) është qartësisht njësia dominante në Bashkinë e re, e pakrahasueshme me forcën socio-ekonomike të pesë njësive të tjera. Si pasojë, NjA Durrës pritet të mbizotëroje dhe përcaktojë zhvillimin praktik të të gjithë Bashkisë së re.

Nga ana e tyre, të pesë njësitë e tjera (Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull dhe Ishëm) janë të orientuara nga Durrësi për punësimin (ndër 11% dhe 72% e të punësuarve respektivisht të Ishmit dhe të Rashbullit punojnë në NjA Durrës), marrjen e shërbimeve publike në nivel Qarku, ato mjekësore dhe shkollore (kryesisht universitare). Fluksi i durrsakëve të vjetër drejt këtyre pesë njësive është i parëndësishëm statistikisht.

Përsa i përket zhvillimit ekonomik, Bashkia e re Durrës është pjesë de facto e Zonës Metropol Tiranë – Durrës. Si e tillë, ajo preket direkt nga zhvillime kombëtare qoftë në investime publike, qoftë në tërheqjen e investitorëve të huaj. Në këtë kontekst, planet zhvillimore të Bashkisë së re Durrës për të qenë të qëndrueshme, duhet të bazohen në ndërmarrjet e suksesshme ekzistuese, por të ndihmuara aktivisht me politika mbështetjeje strategjike nga qeveria qendrore. Këtu mund të citojmë a) përpunimin e tekstileve dhe lëkure-këpucëve, i ndihmuar me investime publike në hulumtime, zhvillim produkti & procesesh dhe në marketing, shpërndarje dhe shitje; b) logjistikën e transportit me ndihmë publike në zhvillimin dhe modernizimin në kontekstin ligjor të procedurave doganore dhe të infrastrukturës së transportit; c) bujqësi dhe zhvillimi rural me ndihmë publike në mbështetjen e fermerëve dhe internacionalizimin e produkteve shqiptare.

Në rang vendi, Bashkia e re Durrës është unike përsa i përket koncentrimit të projekteve strategjike dhe investimeve përkatëse në infrastrukturë. Ndër më kryesorët mund të përmendim autostradën blu që përshkon bashkinë nga veriu në jug; zhvillimin e hekurudhave dhe lidhjen me Maqedoninë dhe Kosovën; Zhvillimin e Portit të Durrësit; zhvillimin e Zonës Industriale të Spitallës etj.  Sasia e investimeve dhe numri i vendeve të punës që rezultojnë nga këto zhvillime qeveritare, janë ndjeshëm më të larta nga sa ka mundësi të çlirojë Bashkia. Por po ashtu janë dhe eksternalitetet negative eventuale për banorët e zonës. Ndikimi i autoriteteve bashkiake në përcaktimin e profileve të këtyre investimeve dhe orientimi i tyre në funksion të banorëve të Durrësit, do të jenë një nga sfidat e Bashkisë së re.

Për sa i përket shërbimeve publike të Bashkisë së re, vëmendja jonë tërhiqet nga dy grupe kryesore: shërbimet publike administrative direkte ndaj qytetarit, si p.sh shërbimet civile dhe shërbimet publike ndaj kontekstit që rrethon qytetarin, si p.sh menaxhimi i mbetjeve, uji dhe kanalizimet etj. Në rastin e parë, gjatë vitit 2015-2016 Bashkia e re do të ketë si sfidë primare të paktën mbajtjen e cilësisë dhe të rrjetit të shërbimeve jo më ulët nga situata para reformës territoriale. Kjo do të kushtëzohet nga mbulimi efektiv me shërbime në të gjithë territorin. Sidoqoftë, përvoja dhe ekspertiza e Bashkisë aktuale Durrës, e plotësuar me eksperiencën dhe njohjen e terrenit të personelit të pesë njësive të tjera, janë avantazhe që duhet të përdoren me zgjuarsi për të prodhuar sukses. Me konsolidimin dhe modernizimin e administratës së re bashkiake pritet që eficienca e këtyre shërbimeve të rritet.

Në rang republike vëmë re që shërbimet publike si menaxhimi i mbetjeve, uji dhe kanalizimet etj., po transferohen gradualisht në ndërmarrje private, të ndara nga administrata publike vendore (bile dhe qendrore). Rasti i mbetjeve është më tipiku. Në këtë prizëm ngelet detyrë e autoriteteve lokale të sigurojnë mbajtjen e një niveli të pranueshëm shërbimi ndaj qytetarëve me një kosto demokratike.

Çdo zhvillim domethënës i Bashkisë së re Durrës do të kushtëzohet nga implikimi, përkushtimi dhe investimet e qeverisë qendrore. Por implikimi real dhe kuptimplotë i aktorëve lokalë në të gjitha fazat e identifikimit, planifikimit, kostimit, tenderimit, zbatimit, monitorimit të iniciativave dhe politikave publike do të jetë kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një njësi vendore të suksesshme dhe një qytetar durrsak të kënaqur. Për më tepër kjo qasje nuk duhet të përfshijë vetëm NjA më të madhe, atë të Durrësit, por të gjitha forcat aktive të shpërndara në Ishëm, Rrashbull, Sukth, Katund të Ri dhe Manëz. Çdo model i imponuar nga lart pa marrë përqafimin e banorëve të Bashkisë së re Durrës në të gjitha njësitë e saj administrative (qoftë dhe ato më “të parëndësishmet”) do të krijonte forca centrifuge mes njësive të territorit të Bashkisë së re, dhe si pasojë do të ulte efikasitetin e punës së njësisë së re vendore.

Si përfundim, edhe pse Bashkia e re Durrës për momentin duket e dizekuilibruar në favor të qytetit të Durrësit, kjo njësi e re për nga vetë pozita gjeografike, struktura industriale, profili njerëzor dhe historia mijëvjeçare ofron mundësi praktike për një skenar suksesi jo vetëm në nivel kombëtar por dhe në atë ndërkombëtar. Pesë njësitë e reja, në qoftë se bëhen pjesë aktive e planifikimit dhe zhvillimeve strategjike të njësisë së re, do t’i ofrojnë Durrësit hapësirën gjeografike, biznesore dhe mundësinë njerëzore për të qenë Bashkia model e Republikës së Shqipërisë në 2020.

***Drejtor Shteti

Previous Post

Veliaj, kandidati që bën sikur

Next Post

Baltimorë, çfarë qëndron pas mamave të guximshme në qytetin e revoltuar?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Baltimorë, çfarë qëndron pas mamave të guximshme në qytetin e revoltuar?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.