• Latest
  • Trending
  • All

Baltimorë, çfarë qëndron pas mamave të guximshme në qytetin e revoltuar?

30/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Baltimorë, çfarë qëndron pas mamave të guximshme në qytetin e revoltuar?

30/04/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Massimo Gaggi 

Në Ferguson problemi, përveç dhunës së agjentëve, ishte identifikuar në mungesën e përfaqësimit: kryebashkiak dhe shef policie të bardhë në zonën e qytetarëve me ngjyrë të St Louis. Por në Baltimorë, kryebashkiakja është një grua me ngjyrë, bijë e një udhëheqësi të adhuruar të luftës për të drejtat civile: një demokrate që ka vendosur t’i shkojë deri në fund verifikimit të përgjegjësisë të forcave të rendit për vdekjen e Freddie Gray, një i ri afroamerikan që vdiq më 12 prill për shkak të frakturave në vertebra gjatë arrestimit. Dhe shefi i policisë, Anthony Batts, edhe ai me ngjyrë – i ka akuzuar tashmë gjashtë agjentët që e arrestuan Gray: përgjegjës të paktën për mosdhënien e ndihmës. Për këtë arsye ai ka përfunduar në shënjestrën e sindikatës së agjentëve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në Baltimorë, ndryshe nga Ferguson, familja e viktimës nuk i fryu zjarrit të revoltës, duke kërkuar paqe dhe protesta të përmbajtura. Liderët fetarë, të bashkuar, i shtynë njerëzit ta shprehnin inatin e tyre në mënyrë civile. Dhe kur nisën plaçkitjet pastorët e krishterë dolën nëpër rrugë: së bashku me krerët myslimanë të Nation Islam shkuan t’i nxirrnin jashtë djelmoshat me ngjyrë nga dyqanet e thyera, duke i ridërguar në shtëpi.

Baltimora nuk është Fergusoni. E megjithatë, në disa aspekte revolta këtu ka qenë edhe më e keqe se ajo që shpërtheu në qytetin e Misurit: plaçkitje dhe zjarrvënie në mes të ditës, banda djemsh me fytyra të pambuluara, banda të ndara nga një urrejtje e thellë që u bashkuan për të sulmuar policinë. Dhe kështu që gjendja e jashtëzakonshme, ardhja e ushtarëve të blinduar të Gardës Kombëtare dhe ligji ushtarak, stampohen si një markë e pashlyeshme në një qytet të lavdishëm, me një jehonë të madhe historike dhe kulturore, që ndodhet vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit Uashington.

Përse? Një përgjigje vjen edhe nga fotot-simbol të ditës së marrëzisë të këtij metropoli të Merilendit: mama afroamerikane që shkojnë t’i marrin fëmijët e tyre, djelmoshat e veshur me bluza me kapuça të zinj. Kanë pamje kërcënuese, por këto mama tigresha, dhembshurisht të ndryshme nga mamatë aziatike që i shtyjnë fëmijët e tyre drejt shtegut të ekselencës shkollore, i kapin për fyti: iu lëshojnë shuplaka, i largojnë duke i shtyrë nga plaçkitjet dhe zjarret. Djem të rritur në braktisjen e getove, nëpër familje shpeshherë të shkatërruara. Shumë prej tyre nuk e kanë njohur kurrë autoritetin atësor. Dhe mamatë punëtore, që nxjerrin thonjtë me dëshpërim në përpjekje që t’i mbajnë larg telasheve, nuk mund të bëjnë shumë për t’i larguar nga trotuari i rrugës. Për të shmangur që shkolla të jetë vetëm një parkim pa shpresë (gjithnjë nëse në mëngjes paraqiten në klasë).

Kështu që ura e autostradës që lidh periferinë e West Baltimore ku janë të vendosura Gilmor Homes, një lagje e mjerë më shtëpi popullore në të cilat është rritur Freddie Gray, me qendrën dhe me Baltimore University, në vend që të jetë lidhëse shndërrohet në një kufi. Nga njëra anë getoja, nga ana tjetër shoqëria e bardhë dhe e begatë. Distanca mes dy botëve nuk është vetëm e karakterit ekonomik, me varfërinë dhe papunësinë që i kanë pushtuar lagjet perëndimore: afroamerikanët që kanë dëshirë të studiojnë dhe që kanë aftësi të mjaftueshme arrijnë të marrin bursa studimi dhe të diplomohen. Por në një shtresë shoqërore kaq të dërrmuar, nëpër lagje të mbuluara nga droga dhe nga zhgënjimi, kush dëshiron të emancipohet duhet të ketë një forcë të madhe të brendshme: të punojë fort pa një familje pas krahëve apo miq që e trajtojnë si “tradhtar”, si dikush që aspiron një jetë prej të bardhi.

Është edhe për këtë arsye që një vit pas krijimit të një task-force të Shtëpisë së Bardhë për t’u përballur me problemet racore, trazirat vazhdojnë të përsëriten dhe tani po mbërrijnë deri në dyert e kryeqytetit. Urdhëresa e parë e nxjerrë nga urtësitë e Obamës është: polici i shekullit të 21-të duhet të jetë një gardian i shoqërisë që ruan rendin, por tregohet edhe i kujdesshëm që të fitojë besimin e komunitetit. Fjalë të cilat nuk e kanë ulur ashpërsinë e ndërhyrjeve të agjentëve nëpër ferr-et suburbane të Amerikës: janë vrarë të paktën 12 njerëz me ngjyrë të paarmatosur gjatë 18 muajve të fundit. Dhe ndërkohë që në Baltimorë afroamerikanët thonë “mjaft”, në Annapolis – tjetër periferi e Uashingtonit, ajo e bardhë e akademive ushtarake – parakalohet në mbështetje të policisë, e cila “bën një punë të vështirë për të mbrojtur qytetarët dhe nuk duhet të lejojë që të frikësohet”.

Corriere della Sera

Previous Post

Durrësi 2020 !

Next Post

“Pasqyra e thyer” e Blushit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Pasqyra e thyer” e Blushit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.