Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës ka vijuar edhe pergjate muajit Qershor strategjinë e saj në drejtim të goditjes së rasteve të drejtimit të automjeteve pa deshmi aftësie; shkelje e cila më së shumti bëhet burim për aksidente rrugore me pasoja.
Kështu, të gjithë strukturat e Policisë, krahas aspekteve të tjera të punës janë përfshirë në ushtrimin e kontrolleve për evidentimin e rasteve të tilla. Konkretisht pergjate ketij muaji janë konstatuar 42 raste te drejtimit të mjetit në mënyrë abuzive për të cilat në te gjithë rastet ka filluar procedimi penal. Nga këto janë arrestuar në flagrancë:
– 5 shtetas per drejtim mjeti nen efektin e pijeve alkoolike
-8 shtetas per drejtim mjeti pa deshmi aftesie
si dhe procedohen ne gjendje te lire 29 shtetas per drejtim motoçikletash pa deshmi aftesie.
Vetëm pergjatë kësaj fundjave u proceduan penalisht për veprën penale “Drejtim mjeti në gjendje te dehur apo pa deshmi” 23 shtetas:
1-Në gjendje të lirë shtetasi I.L., 51 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 10.30, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.15 Spitallë, duke drejtuar automjetin motocikletë e markës ”Kinro” pa targa dhe i papajisur me lejë drejtimi.
2-Në gjendje të lirë shtetasi A.T., 18 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 10.30 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.14 Durres duke drejtuar motocikleten e markes ”Yamaha” pa targa dhe i papajisur me lejë drejtimi.
3-Në gjendje të lirë për shtetasin B.K., 26 vjec, banues në Gjepalaj Shijak, sepse rreth orës 10.00, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 17 Durres, duke drejtuar motocikleten tip Lifan me targë AJ 143, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
4-Në gjendje të lirë për shtetasin M.P., 20 vjec, banues ne Durrës, sepse rreth ores 20.20, në lagjen 14 Durrës, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motocikletën tip Kymco pa targa dhe i papajisur me deshmi aftesie.
5-Në gjendje të lirë për shtetasin A.N., 27 vjec, banues në Shenavlash Durres, sepse rreth orës 10.00, u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr 18 Durres duke drejtuar automjetin motociklete tip Yinxiang pa targa e pa leje drejtimi.
6-Në gjendje të lirë për shtetasin F.M., 28 vjec, banues në Xhafzotaj Durres, sepse rreth orës 09.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 4 Durres duke drejtuar motocikleten tip Lifan pa targa e pa leje drejtimi.
7-Në gjendje të lirë për shtetasin E.Xh., 24 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 10.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 3 Durres duke drejtuar motocikleten tip Lifan pa targa e pa leje drejtimi.
8-Në gjendje të lirë për shtetasin A.G., 31 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 10.30 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 3 Durres duke drejtuar automjetin motociklete tip Honda me targa KA 108 pa leje drejtimi.
9-Në gjendje të lirë për shtetasin V.S., 59 vjec, banues në Durres, sepse rreth orës 10.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 3 Durres, duke drejtuar automjetin motociklete tip “Yamaha” me targa INZ 269, i papajisur me lejë drejtimi.
10-Në gjendje të lirë për shtetasin F.Z., 46 vjec, banues ne Durrës, rreth orës 11.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.15 Durres, duke drejtuar motocikleten tip “Zongshen” pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi.
11-Në gjendje të lirë për shtetasin B.N., 46 vjec, banues ne Durrës, sepse rreth orës 10.00 u kap nga shërbimet e Policisë tek Ura e Dajlanit, lagja Nr.4 Durres, duke drejtuar automjetin motociklete tip “Piaggio” me targa AË22169A. i papajisur me leje drejtimi.
12-Në gjendje të lirë për shtetasin D.B., 30 vjec, banuse në Durres, sepse rreth orës 11.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.14 Durres, duke drejtuar automjetin motocikletë tip ”Magjistik” me targa AH33705, i papajisur me leje drejtimi.
13-Në gjendje të lirë për shtetasin L.L., 39 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 11.30 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr2 Durres, duke drejtuar automjetin motocikletë tip ”Beverli” pa targa, i papajisur me lejë drejtimi.
14-Në gjendje të lirë për shtetasin H.B., 25 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 11.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.15 Spitallë Durres, duke drejtuar motocikletën tip ”DY125T-4A” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
15-Në gjendje të lirë për shtetasin B.D., 42 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 19.50, ne lagjen Nr.14 Durres, eshte kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar motocikletën tip “Suzuki” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
16-Në gjendje të lirë për shtetasin N.S., 48 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 11.30, ne afersi te Muzeut te Deshmoreve ne Durres, është kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar motocikletën tip “Yinxiang” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
17-Në gjendje të lirë për shtetasin A.S., 26 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 10.30 ne lagjen Nr.17 Durres, eshte kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar mjetin motocikletë tip “Yamaha” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
18-Në gjendje të lirë për shtetasin I.K., 46 vjec, banuse ne fshatin Fllake Durres, sepse ne oren 10.00, në lagjen Nr.15 Durres, eshte kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar mjetin motocikletë tip”DAYUN” me targe DR456B, i papajisur me leje drejtimi.
19-Në gjendje të lirë për shtetasin G.B., 26 vjec, banues ne Durrës, sepse ne oren 10.00, ne lagjen Nr.17/1 Kenete Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar mjetin motocikletë tip “LIFAN”, me targe INO441, i papajisur me leje drejtimi.
20-Në gjendje të lirë për shtetasin G.S., 56 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 10.00, ne lagjen Nr.3 Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar mjetin motociklet tip “Yamaha” pa targa, i papajisur, me leje drejtimi.
21-Në gjendje të lirë për shtetasin G.H., 37 vjec, banuse ne fshatin Shkallnur Durres, sepse ne oren 19.30, ne lagjen Nr.1 Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar mjetin motocikletë tip “LIFAN” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
22-Në gjendje të lirë për shtetasin D.T., 18 vjec, banues ne fshatin Arapaj Durres, sepse ne oren 20.00, tek rrethrrotullimi i Ures së Dajlanit, lagja Nr.14, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar mjetin motocikletë tip “YAMAHA”, me targa DR461 B, i papajisur me leje drejtimi.
23-Në gjendje të lirë për shtetasin E.K., 27 vjec, banues ne Durrës, sepse ne oren 09.00, ne lagjen Nr.14 Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar mjetin motocikletë tip “KYMCO”, me targa BH23559, i papajisur me leje drejtimi.
Materialet iu percollen Prokurorisë Rrethit Durrës.
Duke qenë se penalizimi i përdoruesve të rrugës që shkelin dispozitat e Kodit Rrugor nuk përbën për Policinë qëllim në vetvete, perfitojmë nga rasti të tërheqim edhe njëherë vëmendjen duke rikujtuar drejtuesit e mjeteve se drejtimi pa patente i tyre përbën shkelje, e cila konsiderohet vepër penale.
Në mënyrë më specifike iu kujtojmë drejtuesve të motocikletave detyrimin per pajisje me këto deshmi, pasi shumë shpesh bëhen burim aksidentesh rrugore apo problematike në zonën e plazhit të Durrësit, me qëllim kthimin e qetësisë së kërkuar pushuesve që frekuentojnë këtë zonë.














