Operacioni është përqendruar në zonën e Fushë-Krujës, ku gjatë është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg lënde narkotike cannabis sativa.
Po ashtu, është bërë i mundur sekuestrimi i 12 armëve zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe 5 janë pushkë.
Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë.
Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.
Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg Cannabis Sativa.























