• Latest
  • Trending
  • All

“Drejtësia do të triumfojë”, Vjosa Osmani flet për gazetën austriake: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur

06/04/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 28 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Drejtësia do të triumfojë”, Vjosa Osmani flet për gazetën austriake: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur

06/04/2023
in Aktualitet

Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” dhënë ditë më parë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, ka folur për sukseset dhe vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë dhe ka paralajmëruar për përpjekjet e Moskës për destabilizim.

Gjithashtu, Osmani ka komentuar edhe nisjen e procesit gjyqësor në Hagë kundër ish-eprorëvë të UÇK-së.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ajo ka thënë se UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe ka mbrojtur njerëzit pa mbrojtje.

Intervista e plotë

Die Presse: Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella. A do t’i afrojë kjo këto dy vende?

Vjosa Osmani-Sadriu: Jo më afër njëri-tjetrit, por më afër BE-së. Suksesi në procesin e udhëhequr nga BE-ja do të sjellë më shumë stabilitet në rajon. Marrëveshja trajton Kosovën dhe Serbinë si palë kontraktuese të barabarta për herë të parë. Përmessaj, Serbia e njeh integritetin tonë territorial në përputhje me Kartën e OKB-së dhe marrëveshja e siguron njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare. Më e rëndësishmja, në marrëveshje thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë së fundmi në Vjenë se Serbia nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Neni 4 i marrëveshjes e bën të qartë se Serbia nuk do ta pengojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por, ne e dimë se kush është pengesa e vërtetë: nuk është Serbia, është Rusia. Për shkak të drejtës së vetos, është Rusia e cila mund të shkaktojë probleme me pranimin e Kosovës në OKB. Me kalimin e kohës do ta zgjidhim edhe këtë. Aktualisht prioritetet tona janë anëtarësimi në NATO, anëtarësimi në organizata si Këshilli i Evropës dhe sigurisht integrimi në BE.

Daçiç ka thënë në Vjenë se Kosova duhet së pari të zbatojë marrëveshjen e vjetër për krijimin e asociacionit të komunave serbe. Vetëm atëherë Beogradi do të ndërmarrë hapat e ardhshëm në zbatimin e planit të normalizimit. Një plan i tillë nuk është i përfshirë në marrëveshjen që kemi arritur me Beogradin në Ohër. Por nuk mendoj se shumë njerëz në bashkësinë ndërkombëtare e marrin seriozisht zotëri Daçiç dhe atë që ai bën. Ai tashmë në karrierën e tij politike ka treguar se ndryshon pozicione çdo ditë.

Pse Kosova nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen për krijimin e asociacionit serb të komunave? Cili është problemi?

Vjosa Osmani-Sadriu: Problemi kryesor është Serbia. Për shembull, nëse Austria do ta kërkonte një shoqatë të veçantë për austriakët në Kosovë, ne nuk do të shqetësoheshim aq. Austria e njohu Kosovën si shtet. Nuk është qëllimi i Austrisë ta minojë pavarësinë tonë. Serbia nuk dëshiron të avancohen të drejtat për serbët në Kosovë. Përkundrazi, ajo përdorë strukturat e saj ilegale në veri të Kosovës për t`i kërcënuar serbët që jetojnë atje. Ata thjesht duan ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet, siç kanë bërë me Republikën Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Ata duan një Milorad Dodik të dytë (President i Republikës Srpska) në Kosovë.

Dhe si mund të zgjidhet kjo?

Vjosa Osmani-Sadriu: Nëse Kosova i respekton zotimet në kuadër të marrëveshjes, do të kujdeset të veprojë në përputhje me kushtetutën. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese po ashtu përmendet nevoja për respektimin e parimit të multietnicitetit. Një shoqatë e komunitetit serb do të duhej gjithashtu të respektonte të drejtat e grupeve të tjera etnike që jetojnë aty. Ne e kemi një vijë të kuqe: nuk duhet të ketë të drejta ekzekutive për një strukturë paralele administrative serbe. Por në të njëjtën kohë, natyrisht, ne do t`i zbatojmë të gjitha të drejtat dhe liritë e pakicave sipas standardeve evropiane. Kjo duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes, siç është njohja e simboleve kombëtare. Serbia ka treguar se nuk dëshiron ta zbatojë këtë. Ne presim që edhe nëse Serbia vazhdon me bllokada, partnerët tanë do të mbështesin integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Si duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë?

Vjosa Osmani-Sadriu: Në takimin e radhës në prill duhet të merremi kryesisht me personat e zhdukur në luftë. Si presidente e Kosovës, jam e përkushtuar që këtë ta bëj prioritet të dialogut. Na duhet një marrëveshje përmes së cilës Serbia i hapë arkivat e saj për ta sqaruar fatin e të  zhdukurve me dhunë. Bëhet fjalë për më shumë se 1600 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Çfarë ndikimi ka lufta në Ukrainë në Kosovë dhe rajon në tërësi?

Vjosa Osmani-Sadriu: Rusia ka një ndikim negativ në rajon, të cilin po përpiqet ta destabilizojë me ndihmën e aleatit të saj, Serbisë. Sa herë që ka një krizë në Ballkan, ne duhet ta shohim nga një prizëm më i gjerë: respektivisht, pretendimet e Rusisë për hegjemoni mbi Evropën. Duhet të kemi shumë kujdes që ky ndikim i dëmshëm të mos përhapet. Kosova aspiron të jetë në anën e duhur të historisë, jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht. Ne e mbështesim Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Rusia do të përpiqet ta destabilizojë Kosovën me ndihmën e Serbisë.

A po bën BE-ja mjaftueshëm për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan?

Vjosa Osmani-Sadriu: Nëse ka një vakum të prezencës së BE-së, Rusia dhe Kina do të përfitojnë prej kësaj. Kosova nuk e lejoi depërtimin e kësaj influence. Ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk marrim pjesë në projektin e Rrugës së Mëndafshit të Ri të Kinës. Ne, po ashtu, nuk e lejojmë Rusinë të ushtrojë ndikim në Kosovë. BE-ja nuk duhet ta akomodojë Serbinë. E kuptoj që BE-ja dëshiron ta largojë Serbinë nga Rusia. Por, kjo nuk guxon të bëhet në kurriz të Kosovës. Tani që Bosnja e Hercegovina është gjithashtu një vend kandidat në BE, është koha që procesi i anëtarësimit në BE të hapet edhe për Kosovën. Ne jemi më përpara se shumë të tjerë. Shembuj konkret janë sundimii i ligjit apo mbrojtja e  pakicave. Pra, ne meritojmë të fillojmë procesin e anëtarësimit.

Të hënën në Hagë fillon gjykimi i paraardhësit tuaj Hashim Thaçi. Atje ai akuzohet për krime lufte së bashku me ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Vjosa Osmani-Sadriu: Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fund të këtij procesi do të konfirmohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit.

Post Views: 67
Previous Post

S’janë paratë ana më e errët e “gjobës” Becchetti

Next Post

Mali i zi, fundi apo fillimi i një epoke?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mali i zi, fundi apo fillimi i një epoke?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.