• Latest
  • Trending
  • All

S’janë paratë ana më e errët e “gjobës” Becchetti

06/04/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 28 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

S’janë paratë ana më e errët e “gjobës” Becchetti

06/04/2023
in Aktualitet

Andi Bushati

Në titujt e shtypit është rishfaqur sërish një lajm sensacional, që bën zhurmë dhe zhduket herë pas here, ai se ish bosi i Agon Channel, Francesko Becchetti, ka fituar një shkallë tjetër gjykimi ndaj qeverisë Rama, duke e detyruar shtetin shqiptar të paguajë plot 110 milionë euro (pa kamatë vonesat dhe shpenzimet avokatore) për mbylljen arbitare të kësaj mediaje. Nisur nga fakti se Edi Rama dhe Belinda Balluku reken ti trajtojnë shqiptarët si idiotë, duke thënë se kjo është një vepër e opozitës, që e përdor këtë histori për fushatë, ose duke anatemuar ata që i gëzohen marrjes së “parave tona” nga një kriminel, kjo çështje ia vlen të shpjegohet shkurtimisht.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Së pari, vendimi është marrë nga Gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore (ICSID), në fund të muajit të shkuar dhe askush nuk mund të imagjinojë gomarllëqet e kryeministrit se ajo është ndikuar nga fushta elektorale. Së dyti, ky nuk është një vendim i ri, pasi Shqipëria është dënuar më këtë “gjobë” që në prill të vitit 2019.

Thjeshtë, këtë radhë, gjykata nuk ka marrë parasysh ankimimin e studios avokatore të Ramës, të përfaqësuar nga gruaja e Tony Blair, që shteti ynë të mos i shlyejë pagesën ish investitorit kontrovers italian, pasi ai është dënuar nga drejtësia shqiptare, për krimin e pastrimit të parave. Pra, ICSID, nuk ka ndëshkuar vetëm vendimet arbitrare të qeverisë, por ka injoruar edhe vendimet e drejtësisë sonë të reformuar, plot kimete, nga amerikanët dhe evropianët.

Ky është sfondi i çështjes, por më i rëndësishëm se ky sqarim në formë, që bëhet i nevojshëm nga përpjekja për të debilizuar debatin publik, është të kthjellohet thelbi i saj.

Edhe kryeministri edhe kundërshtarët e tij, po e vënë theksin tek fakti nëse buxheti i shtetit do ti paguajë ose jo, Francesco Becchettit, shumën që i detyrohet për mbylljen e paligjshme të televizionit të tij. Rama gafurret në studio televizive, me arrogancën e një beu fshati, se ai do ti marrë “noc rrokun” paratë. Opozitarët këmbëngulin se ato miliona tashmë kanë firuar, duke e fajësuar shefin e qeverisë për vendime në kundërshtim me ligjin. Të dyja palët, ose nga perversiteti ose nga naiviteti, harrojnë të lexojnë vendimin e marrë nga Gjykata e arbitrazhit të Bankës Botërore. Pikërisht aty fshihet skandali.

Na fakt, sado e madhe të jetë kjo “gjobë”, shuma e saj nuk është ana më e errët e kësaj historie. Më e rënda qëndron në faktin se gjoba po paguhet pasi qeveria Rama ka mbyllur politikisht një media. Në vendimin përfundimtar të ICSID gjenden tre elementë që na tregojnë se si asgjesohet një televizion që nuk i pëlqen regjimit të Ramës. Nisur nga provat që ka paraqitur pala e cënuar, Gjykata e arbitrazhit ka vendosur se qeveria e ka shantazhuar Agon Channel, si me mesazhet e Erion Veliajt: “po më bën armik”, po ashtu edhe me këshillat e Engjëll Agaçit për të zbutur tonet kritike. Më tej akoma, gjykata ka konstatuar se si varmihës të një televizioni konkurent kanë shërbyer edhe ekranet e mëdha kombëtare, servise të Edi Ramës. Mjafton të hapësh arkivat për të parë si e kanë raportuar këtë ngjarje, në 2015, TV Klan dhe Top Channel (linku poshte), për tu bindur për këtë. Dhe së fundi, Becchetti është shpërblyer nga ICSID me 110 milinë euro, pasi në këtë vend prokuroria, gjykatat dhe policia nuk vepronin sipas ligjit, por sipas urdhërit politik.

Pra historia e eleminimit të Agon Channel është një vrasje në bashkëpunim mes qeverisë, pushtetit të drejtësisë dhe atij mediatik. Në këtë rast ato nuk kanë vepruar sipas parimeve të kontrollit dhe balancimit të njëri-tjetrit, sikurse duhet të ndodhë në një demokraci, por si leva të një regjimi autokratik.

Pavarësisht sa personazh i bardhë apo i zi të ishte italiani Becchetti, perandorisë së tij mediatike me Sabrina Ferillin, Fatos Lubonjën, Simona Venturën, Andi Bejten, Pupon, Sonila Meçon dhe Adi Krastën, iu vu dryni dhe iu ndërpre transmetimi me urdhër të një njeriu. Kjo është ana e rëndë e këtij skandali që nxori në pah vendimi i një gjykate me reputacion. Para kësaj, shuma që do të zhvatet nga taksat e shqiptarëve për të shkuar në xhepat e një italiani ka më pak vlerë. Sepse shumëkush sot mund të qe dakord që ti humbnim ato 110 milionë euro për të pasur një TV që nuk i lëpihet Edi Ramës. lapsi.al

Post Views: 79
Previous Post

Ishte nisur drejt Ukrainës/ Fundoset anija e mallrave në brigjet turke, anëtarët e ekuipazhit të zhdukur

Next Post

“Drejtësia do të triumfojë”, Vjosa Osmani flet për gazetën austriake: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

"Drejtësia do të triumfojë", Vjosa Osmani flet për gazetën austriake: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.