Për Himarën është folur e përfolur! Dokumente që vërtetojnë se kjo krahinë është Shqipëri dhe se pretendimet e Greqisë janë të pabaza, ka pasur, ndonëse aty gjuha greke mbizotëron! Por një korpus dokumentesh si këto që sjell arbëreshi Nilo Borgia në veprën e tij themelore ‘Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri’- Shënime mbi misionet në Himarë: shek. XVI-XVIII e që artikulojnë qartë që Himara nuk i përngjet Shqipërisë s’mund të mos jenë të një rëndësie kapitale për historiografinë shqiptare dhe atë evropiane. Argumenti shkon më tej kur në qendër janë murgjit bazilianë.
“Nuk janë si kërpudha që lindin pas shiut, ide të rëndësishme si ato të rilindasve, rolin që kanë luajtur murgjit bazilianë arbëreshë na tregojnë faktin se ka pasur një lëvizje shumë të thellë, të rëndësishme që na lënë të kuptojmë se ishte kjo lëvizje që të lindte një lëvizje ideologjike të formuar, pikërisht Rilindja Kombëtare”, u shpreh profesor Matteo Mandalà (Albanolog arbëresh).
Janë këto dokumente të cilat na çojnë në të tjetër datim të përpjekjeve të formësimit të shqipes standarde.
“Në kapak është kjo letër e Ipeshkv Zef Skiroi. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme se kjo letër është shenja e parë e përdorimit të shqipes si gjuhë kombëtare dhe besoj se duhet të konsiderojmë dhe disa ngjarje që ne festojmë që nuk kanë një vlerë si e ka kjo letër. Celja e shkollës në Korcë ka rëndësinë e vet, por këtu kemi të bëjmë me një Ipeshkv që i drejtohet Papës në gjuhën shqipe.”, -u shpreh Profesor Francesco Altimari (Studiues arbëresh)
“Nuk përdor një gjuhë të lindjes, gjuhë fshati, por është një gjuhë letrare, standard që ai vetë kishte krijuar duke nxjerrë tiparet kryesore që ai kishte krijuar duke nxjerrë nga dialektet me të cilat kishte kontakt.
Studiuesi Sinani foli për përjashtimin e rolit dhe historisë së kishës në Historinë e Shqipërisë.
“Nuk është në traditën e kishës dhe historigrafisë shqiptare që edhe historia e Kishës të jetë pjesë e saj, është e nevojshme që histografia shqiptare të hapet ndaj kësaj”, -u shpreh Profesor Shaban Sinani (Studiues, QSA)
Nilo Borgia është personalitet i botës arbëreshe në vitet ’30-të të shekullit të shkuar që Çabej e përshkruan kështu: Me zell të madh gjurmonte nëpër arkiva dokumentet që i përkasin Shqipërisë dhe monumentet e vjetra gjuhësore.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















