Në portin Bar të Malit të Zi është sekuestruar sot një sasi rekord kokaine që kishte si destinacion Shqipërinë. Bëhet fjalë për 250 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë, që do vinte në Shqipëri, e fshehur në kutitë e bananeve.
Policia malazeze e Portit në Bar bën me dije se, ka konfiskuar sot sasinë e drogës, të fshehur në kutitë e bananeve që vinin nga Ekuadori.
Droga është gjetur në një nga tre kontejnerët që sillte banane nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Duke përdorur një skaner, oficerët e policisë doganore kanë zbuluar kokainën e fshehur poshtë dyshemesë prej druri të kontenierit. Mësohet se droga ishte e ndarë në 223 pako. Vlera e llogaritur e shitjes së drogës arrin deri në 12.5 milionë Euro.
Edhe gjermania ‘Bild’, shkruan për sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në Malin e Zi. Të njejtat burime saktësojnë se bëhet fjalë për substancë “jashtëzakonisht të pastër”.
Për sasinë më të madhe të kokainës së pastër, të kapur në historinë e Malit të Zi, sic shkruajnë mediat malazeze ka folur edhe Drejtori i Autoritetit të Doganave, Vladan Jokoviç, i cili u shpreh se kontenieri është dërguar nga kompania “Vimticorp SA”, nga Ekuadori, ndërsa marrësi ishte kompania shqiptare ‘Rrapo’, shkruan ‘Vejesti’. Sipas tij, droga u zbulua në një kontroll rutinë nga zyrtarët e departamentit të luftës kundër kontrabandës.
Sipas regjistrit zyrtar të Shqipërisë, ‘Rrapo’ është një kompani e regjistruar në mars të vitit 2013 nga Nazike Rrapij. Kompania u krijua për të importuar fruta, dhe sipas regjistrit kjo është dërgesa e saj e parë.
Ajo që dihet është se bananet kishin si destinacion Shqipërinë, ndërsa ende nuk saktësohet se ku do shpërndahej kokaina e pastër pasi të mbërrinte në Shqipëri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















