Në ditën ndërkombëtare të punonjësve të trafikut ajror nxënës të shkollavë 9-vjeçare në Tiranë kanë vizituar “Albcontrolin’.
Për disa minuta kontrollorët e trafikut ajror u kanë shpjeguar nxënësve se si funksionin një kullë vrojtimi dhe interesi i tyre ishte i madh gjë që u vërejt nga pyetjet e drejtuara.
Të pyetur nësë eksperienca tek “Albcontrol’ ka ndikuar në zgjedhjen e një profesioni nxënësit përgjigjen se edhe mund ta zgjedhin si profesion të ardhshëm.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare në këtë eksperiencë janë shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
















