• Latest
  • Trending
  • All

Diskursi politik dhe ideologjik

25/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 16 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Diskursi politik dhe ideologjik

25/04/2016
in Aktualitet

arsim canArsim Canolli

Në opinionin e sotshëm publik është krijuar një botëkuptim se shqiptarët nuk kanë pasur traditë të lirisë në politikë, respektivisht traditë të bazuar te një rend politik ku ka frymuar liria politike, ekonomike, kulturore e kështu me radhë. Ky argument ka shërbyer edhe si premisë për të ngritur argumente dhe konceptime të reja, madje edhe teori (siç është ajo e të “pafilozofuarës” e dr. Hysamedin Ferajt), të cilat aludojnë në ndryshime revolucionare në rregullimin e jetës politike dhe kulturore shqiptare.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Këto teori në parim janë pretencioze. Ato tentojnë të japin projeksione “teoriko-filozofike” për kahet dhe premisat e mendimit dhe veprimit shqiptar, gjithnjë si revolucione të cilat nisen nga argumenti i mungesës, repudiacionit dhe harmonisë.

Argumenti i mungesës synon që në pah të nxjerr “faktin” e mungesës së traditës dhe kulturës së mendimit të lirisë në civilizimin shqiptar gjatë historisë së tij. Pra, ky argument dhe përkrahësit e tij aludojnë në faktin se shumica e zhvillimeve në traditën dhe kulturën shqiptare janë zmadhime të fakteve reale duke e paketuar varfërinë dhe resurset e pakëta si traditë. Argumentet përforcohen duke theksuar se shqiptarët duke qenë popull i Kanunit dhe i një “tkurrjeje malore” kanë mbetur prapa zhvillimeve të caktuara dhe në fakt janë ngrysur në cektësinë e tyre kulturore. Eksperienca kulturore e tyre është e varfër andaj, duhet bërë çmos që ajo të rritet. Dhe zakonisht me “çmos” nënkuptohet një lloj revolucioni.

Argumenti i repudiacionit është një argument i cili zakonisht artikulohet si mllef i dalë nga dhimbja e kësaj mungese në fushën e mendimit dhe veprimit  shqiptar. Këtu thuhet se shqiptarët janë popull i papërvojë në aferat politike. Gjithçka që ata kanë zhvilluar ka qenë e fragmentuar dhe individualiste. Në të njëjtën anë po ashtu theksohet se kjo është traditë që duhet mohuar ngase nuk ka pasur harmoni. Ky argument zhvillohet duke marrë shembuj sporadikë për të bërë vlerësime të përgjithshme mbi “kulturën” shqiptare. Argumentet e tilla nënkuptojnë se e vetmja udhë e zhvillimit shqiptar është modelimi dhe shartimi rrënjësor me ndonjë formë të shpejtë progresiviste. Sipas këtij argumenti, gjithçka që del  nga kozmologjia tradicionale është e destinuar për dështim.

Argumenti i harmonisë ndërlidh argumentet e para duke dashur ta projektojë të ardhmen si harmoni të re të ndërtuar si përgjigje ndaj mungesës dhe repudiacionit. Pra, pasi që paska mungesë dhe pasi që tradita shqiptare paska vetëm impulse të këqija, atëherë gjithëçka duhet të fillojë nga e para. Argumenti kërkon që të revolucionarizohet shtegu i mendimit dhe veprimit për të krijuar një vetëdije të pastër dhe të pastruar, të bazuar në projeksionin harmonik-utopik, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë gjërat të nisin qysh i kërkon ajo utopi.

Këto tri argumente janë bërë premisa të mendimit të ri ideologjik në politikën shqiptare. Ky mendim ideologjik i përçuar edhe nga disa philosophes avangardistë ofron zgjidhje gjithnjë duke kundërshtuar atë që është bërë paraprakisht, e cilësdo natyrë, frymë a udhë të ketë qenë ajo, si një legaci e regjimit të vjetër, si një “naivitet” politik i një populli “jofilozofik”, si një traditë e varfër e mendimit dhe veprimit politik  apo si një politikë “ideologjike”.

Asgjëmangu, këto argumente janë të njofshme për opinionin shqiptar si argumente të cilat përkojnë me argumentet bazike të ideologjisë marksiste. Marksistët kishin projektuar mungesën, kishin urrejtuar traditën e bazuar në kulturë tradicionale dhe imagjinim të vazhdueshëm, sado e vogël dhe nistore të ketë qenë ajo, dhe kishin projektuar një utopi harmonike të re. Natyrisht se marksizmi shfrytëzon shkencën, politikën, luftën dhe gjithë avenut e shtegut të mendimit e veprimit njerëzor për të farkuar “shkencën” e ligjeve të pandryshueshme të jetës egalitariane të bazuar në utopi. Kjo filozofi marksiste u provua edhe në historinë shqiptare për një gjysmë shekulli. Siç thotë Kenneth Minogue, ka qenë fati i shqiptarëve në kohët e fundit që jo vetëm të joshen nga besimet ideologjike, por (edhe më keq) të jetojnë nën sundim ideologjik. Ata nuk befasohen nga kontradikta themelore mes teorisë dhe praktikës sepse shtypjet kinse të zbuluara nga marksistët në shoqëritë e lira, nuk janë asgjë në krahasim me shtypjen e njerzve nën një shtet ideologjik, siç ishte Shqipëria enveriste.

Por, pas sa viteve pas rënies së komunizmit dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët ende po joshen nga besimet ideologjike dhe nga utopitë e sprovuara vetëm në fantazinë spekulative të ideologëve të rinj. Dhe një taktikë e zakonshme e ideologjisë së re majtiste-liberaliste është pikërisht kritika dhe kundërshtimi i komunizmit. Duke qenë se shqiptarët e kanë përjetuar atë ideologji, shpeshherë kundërshtimin e tillë ndaj komunizmit e shohin si frymë të re politike. Kështu, shpeshherë në emër të ndryshimit kultivohet edhe joshja e re.

Diskursi politik dhe diskursi ideologjik

Në shikim të parë argumenti për ndryshime transformative e bën këtë joshje të duket mjaft impresive. Sidoqoftë pyetja shtrohet se çfarë efektesh anësore vijnë me transformimet revolucionare? Legata e mendimit ideologjik na tregon se zakonisht ato janë premisa për transformim të tërë sistemit, përbashknisht edhe të shoqërisë. Dhe në lexim të parë ky diskurs transformativ imponohet si fryt i mendimit politik. Sidoqoftë, ky është kryekput një diskurs ideologjik. Natyrën dhe frymën e diskursit ideologjik dhe atij politik e ka shtjelluar thukët filozofi britanez Michael Oakeshott.

Oakeshott nis argumentin e tij me një shembull antik. Ai cek se si një ndër kuvendimet dhe propozimet më të spikatura politike njihet fjalimi i Perikliut (sipas Tuqididit) më 432 p.e.r para Kuvendit të Athinës. Perikliu kishte dhënë arsyet e planifikimit të rezistencës athinase ndaj Spartës duke i paraqitur propozimin e tij mbi situatën e krijuar politike. Në parim, propozimi i Perikliut paraqiste gjendjen e situatës, rekomandonte veprime gjithnjë duke dhënë konsekuencat e mundshme, krahasonte thukët propozimin me propozimet tjera dhe jipte një vështrim holistik të gjendjes së përgjithshme. Ky fjalim merret shembull i kuvendimit politik dhe i propozimeve politike të cilat kanë vendosur parimet themelore të politikës në  demokracitë perëndimore. Pra, kjo është premisa e diskursit politik.

Sidoqoftë, ekziston një dallim i qartë mes propozimit politik dhe diskursit të tij në një anë dhe projektit ideologjik dhe diskursit të tij në anën tjetër. I pari është propozim që bazohet mbi maksima dhe nis nga hetimet, supozimet, krahasimet dhe përgjithësimet kontekstuale që praktikisht përrethojnë propozimin politik. Pa mëdyshje se ky propozim i parashtrohet një prove reale: ftesës kuvendare për kuvendim të propozimeve në kontekst të argumenteve të bazuara në natyrën e gjërave, gjithnjë drejt përmirësimit. Ndërsa, i dyti, bazohet mbi utopi imagjinare, mbi vërtetësinë e provuar vetëm në utopinë abstrakte të sajuar nga propozimet të cilat nuk parashtrohen si propozime për t’u kuvenduar por si propozime të ndërtuara mbi ide, të vërtetuara vetëm nga “vërtetësia” e “shkencës së ideve”, të sprovuara vetëm në shtegun utopik të ideologjisë, e të mbrojtura me kryeneçësinë e formësuar nga mendimi ideologjik. Pika fundore e argumentit të Oakeshott-it, në fakt, del te mendimi i tij mbi diskursin e projektit ideologjik të Karl Marx-it. Oakeshott e bën këtë duke argumentuar se projekti ideologjik i Karl Marx-it ishte i bazuar mbi diskursin demonstrativ të bazuar mbi “korrektësinë” e vërtetueshme të propozimit të tij i cili bazohet mbi hulumtim të “ligjeve” që rregullojnë jetën dhe shoqërinë, gjegjësisht mbi “ndryshimet shoqërore”, duke mos lënë hapësirë për zgjedhje të propozimeve të bëra mbi baza të deliberimit politik të bazuar në propozime praktike.

Pra, këtu vërehen qartë premisat dalluese mes politikës dhe ideologjisë: politika është propozim i informuar mirë, i peshuar karshi propozimeve tjera e në frymën e përmirësimit duke dryshuar për të ruajtur, ndërsa ideologjia është projektim utopik “veçse” i provuar në “seminarin imagjinar” që krijon dialektikën e vet,  e sprovon vetë dhe e “vërteton” vetë.

Sidoqoftë, për një traditë politike perëndimore, ku politika ka traditë zhvillimi si veprim i dinjitetshëm i njeriut të lirë, pikëpamje kjo që ka vënë bazat e civilizimit demokratik perëndimor,  fryma e ruajtjes apo e ndryshimit për të ruajtur është frymë e natyrshme, e traditës së lirisë, së drejtës dhe ligjit, dhe nuk zbehet lehtë as kur marrin timonin filialat e reja ideologjike të marksizmit.

Edhe në raste zbehje demokracitë perëndimore gjithmonë kanë reflektuar në traditën e tyre të lirisë dhe kanë kthyer timon në drejtimet e mbara. Në rastin e Britanisë, kthimin më të fortë drejt lirisë pas Luftës së Dytë Botërore e kishte bërë Margaret Thatcher e cila kishte përmirësuar petkun e mbyllur, të ftohtë, të ndrojtur dhe të vetëknaqur të konservativizmit tradicional të viteve 70 drejt një hapjeje energjike, të sinqertë dhe të vendosur të politikës së frymës konservativiste. Ajo shuajti strategjitë socialiste që po gulfatnin ekonominë britaneze dhe u hapi udhë impulseve të reja kapitaliste për të rivitalizuar jetën në Britani. Duke u kthyer te parimet e lirisë, pronës, pavarësisë dhe zhvillimit ajo rimëkëmbi traditën e politikës dhe demokracisë perëndimore. Kjo traditë ka inspiruar edhe shtete e kombe të mëdha si SHBA e Reganit por edhe shtetet e vogëla të dala nga ankthet e projekteve ideologjike marksiste si Estonia.

Tradita politike rugoviane

Megjithatë, në opinionin publik ekzistojnë pyetje relevante rreth politikës, traditës dhe ideologjisë shqiptare. Pse mos të kemi ndryshime? Si mund të ruajmë apo të ndryshojmë duke ruajtur diçka, kur nuk kemi traditë politike? Si pyetje konstruktive kanë peshë, por kur bëhen nga ideologët dalin si fryt i ekzaltimit ideologjik. Pyetjet bëhet duke aluduar se tradita e vetme ka qenë ajo komuniste, duke anashkaluar traditën para dhe prapa saj. Nëse bëhen analiza pa zjarr në kokë, vërehet qartë se shqiptarët kanë një traditë e mendimit të lirë. Po të ndalemi vetëm tek tradita politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, respektivisht e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila njihet si tradita politike rugoviane, vërejmë pikërisht traditën politike dhe diskursin politik.

Tani lexuesit tonë mund t’i lindin shumë pyetje sepse tashmë është bërë e zakonshme të thuhet si në letra si gojarisht se ekziston “ideologjia e Rugovës…”, “orientimet ideologjike të LDK-së kanë qenë gjithmonë…”, “Rugova ka qenë ideolog i madh…”, “Rugova s’ka qenë politikan aspak…”, “Rugova s’ka bërë politikë por ka thënë vetëm dy-tri fjalë”, etj. Një etiketim i tillë nuk bazohet në argumentim të thukët dhe të sinqertë mbi aspektet e politikës së Rugovës. Në fakt është i bazuar në mit dhe lexim sipërfaqësor të gjithë mendimit dhe politikës që ka bërë Ibrahim Rugova. Dihet se para vitit 1989, Kosova ka qenë njësi federative e Jugosllavisë, dhe si e tillë ka pasur status pothuajse të barabartë legal, njësoj si njësitë tjera në atë federatë. Kosova ka pasur Kuvendin e saj dhe armatën e saj territoriale si dhe bankën e saj qendrore. Pra, Kosova si entitet kushtetues ka pasur peshë si njësitë tjera dhe ky fakt, pos pranisë dhe vazhdimësisë së hershme historike dhe vullnetit të popullit shqiptar si shumicë, ka qenë ndër premisat kryesore legaliste për kërkesën mbi pavarësinë e Kosovës pas rënies së këtij sistemi, nën ideologjinë e së cilit mbetën edhe shqiptarët.

Kështu, Rugova pat nisur veprimin e tij duke u bazuar në parimet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Këto parime janë ndjekur edhe kur është propozuar, fillimisht, që Kosova, në rast të zhvillimeve të mundshme brenda atij sistemi, të jetë republikë brenda federatës, ose në raste të tjera t’i bashkohet Shqipërisë, edhe kur, përfundimisht, është propozuar, kërkuar dhe punuar që Kosova të jetë republikë e pavarur me një protektorat ndërkombëtar, e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Vetë fakti se Rugova ka refuzuar të pajtohet si me ideologji komuniste ashtu edhe me ideologji ultranacionaliste, ka promovuar pluralizmin politik si liri nga sistemi i mëhershëm ku qenë kurthuar shqiptarët e Kosovës, vetë fakti se ka bërë zgjedhje të lira, ka mbajtur kuvende, ka dhënë propozimin më të peshuar politik për Kosovën e pavarur, ka marrë parasysh zhvillimet në rajon dhe në botë, tregon qartë se Rugova ka qenë ideator dhe politikan por jo ideolog. Tradita politike e Ibrahim Rugovës konsiston pikërisht në propozimin e tij për liri, pavarësi dhe demokraci, të garantuara nga shteti i pavarur i Kosovës. Siç thotë edhe Noel Malcolm, duke kritikuar Komisionin e Badinterit, ajo republikë “sikurse” e kërkuar nga Rugova dhe populli i Kosovës,  po vinte duke u bërë realitet politik. Ajo po bëhej duke u ngritur mbi kërkesa e propozime legjitime, të bazuar në thelbin e zhvillimeve demokratike perëndimore: liri, pavarësi dhe demokraci.

Pas luftës së Kosovës, i njëjti diskurs dhe veprim politik i Rugovës fitoi zgjedhjet deri në vdekje dhe parimet e lirisë së synuara nga Rugova qenë parime nistore të cilat fisnikëruan politikën shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Andaj, argumentet se “nuk duhet ecur ngadalë duke përmirësuar” por duhet “ndryshuar për të transformuar tërësisht” nuk çojnë ujë në mulli të zhvillimit të kulturës së lirisë demokratike në Kosovë. Ato vetëm sa e shtojnë masën e instrumentalizimit të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Dhe janë argumente ideologjike të mbështjellura me gjuhë politike.

Tendencat ideologjike që në emër të zgjimit dhe lulimit të Bukuroshes së Fjetur të Demokracisë Direkte janë provuar historikisht se kur nisen me vrull edhe mund përfundojnë në Monstrum të Frankenshtajnit të Tiranisë Direkte, siç qe rasti me regjimin komunist. Në kohën tonë kur ofertat revolucionare ideologjike “propozojnë” në skenën kuvendare politike në emër të “barazisë, transformimit dhe revolucionit” është më se e nevojshme të reflektohet mbi kahet dhe premisat e politikës së propozuar dhe ndjekur nga Rugova, si një filozofi nistore e një koservativizmi parimor, që përputhet me filozofinë e Edmund Burkes – “ndrysho për të ruajtur”, e jo të manifestit të Karl Marksit – “shkatërro për të transformuar”.

Logjikisht dhe historikisht, por thënë më së miri në fjalët e Milton Friedman-it, shoqëritë që synojnë transformimin rrënjësor vetëm në emër të barazisë, nuk arrijnë as lirinë, as pavarësinë, as barazinë e synuar, dhe nuk e bëjnë këtë as në shoqëri as në politikë as në institucione,  ndërsa ato shoqëri që synojnë lirinë dhe pavarësinë, nuk mund të përfundojnë me barazi të plotë, por do ta zhvillojnë modelin më të mirë demokratik për t’iu afruar një barazie, të cilën e mundëson vetëm liria dhe pavarësia e garantuar nga e drejta dhe e mbrojtur nga ligji.

 

Post Views: 184
Tags: Arsim CanolliAthensedi ramaHysamedin FerajIbrahim RugovakanuniKarl MarxTukiditiMarxismMichael OakeshottPericlis
Previous Post

Kryeministri Rama do të vijë sërish në Londër…

Next Post

Noel Malcolm nderohet nga Mbretëresha Elizabeth e II-të me titullin “Sir”.

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Noel Malcolm nderohet nga Mbretëresha Elizabeth e II-të me titullin “Sir”.

Please login to join discussion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.