• Latest
  • Trending
  • All

Dilema britanike: Brenda apo jashtë BE-së?

21/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Dilema britanike: Brenda apo jashtë BE-së?

21/06/2016
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Nga Muhamet Hamiti
Votuesit britanikë do të vendosin të enjten, më 23 qershor, nëse do qëndrojnë në BE, apo do të dalin prej saj. Referendumi që ka shpallur kryeministri britanik David Cameron do të mund të jetë me pasoja jo vetëm për Britaninë e Madhe, por edhe për BE-në, nëse qytetarët britanikë vendosin të dalin, opcion që është quajtur ‘Brexit’ për shkurt. Klasa politike, media dhe qytetarët janë të polarizuar në dy kampe (‘Remain’, me mbetë, dhe ‘Leave’, me dalë) si asnjëherë më parë. E vërteta është që britanikët kanë qenë përherë ambivalentë rreth Evropës kontinentale e politike. Britanikët kanë refuzuar të lënë funtën e vet për euron si pjesë të unionit monetar evropian, sikurse që kanë refuzuar dhe as që e u shkon ndërmend të bëhen pjesë e zonës Schengen. Kryeministri britanik dhe lideri konservator David Cameron kishte bërë premtimin për organizimin e një referendumi popullor për qëndrim apo dalje nga BE-ja kur i duhej të paqësonte një pjesë të konsiderueshme të euroskeptikëve në partinë e vet. Mirëpo, në kampin ‘Leave’ ka edhe personalitete politike të Partisë Laburiste dhe të tjerë, ndërsa më entuziastët janë anëtarët e partisë pavarësiste të ekstremit të djathtë, që udhëheq Nigel Farage, e cila doli e fuqishme në votë popullore, nëse jo me mandate deputetësh, në zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar. Prijësi kryesor i kampit ‘Leave’ nga Partia Konservatore është Boris Johnson, kryebashkiak i Londrës deri para një muaji, rival i David Cameron-it për udhëheqje të Partisë dhe pretendent për t’u bërë kryeministër i vendit në të ardhmen. Edhe figura të tjera qeveritare janë rreshtuar te kampi ‘Leave’, duke përfshirë Michael Gove-in, që bëri gafa para disa muajsh, kur përmendi Shqipërinë si vend që gëzon lloj marrëdhënieje me BE-në që do ta dëshironte Britania e dalë jashtë unionit politik e deridikund financiar që është BE-ja e sotme. Për një kohë të gjatë ishte menduar se referendumi do të vërtetonte vullnetin e shumciës britanike për qëndrim në BE. Kjo ndërroi në muajt e kaluar, sidomos qëkur fushata për referendumin nisi zyrtarisht. Tash, dy ditë para referendumit, askush s’mund të thotë se cili do të jetë verdikti qytetar. Ditët e fundit është dukur sikur të dyja kampet kanë përafërsisht të njëjtën përkrahje. Vendimtarë me gjasë do të jenë të padeklaruarit, të cilët, megjithatë, besohet se do të votojnë për status quo-në, që i bie me mbetë në BE. Kryeministri David Cameron iu drejtua sot kombit prej selisë së Kryeministrisë, këtu në Londër, duke bërë thirrjen e fundit që të votohet për qëndrim në BE. Sot ai iu drejtua sidomos njerëzve në moshë, sepse sondazhet thonë se njerëzit më të vjetër se 45 vjeç favorizojnë daljen, ndërsa të rinjtë, ndonëse për mbetje, ka gjasa të dalin më pak në votime. Cameron-i ka udhëhequr një fushatë aktive ‘pro’, sidomos mbas ngjalljes së kampit ‘kundër’, dhe mbas kritikave të pro-evropianëve në Britani se fushata e tij ka qenë e zbehtë në fillim. Argumentet për ekonominë, imigracionin, dhe ekonominë kombëtare kanë qenë kryesoret në debatin e ashpër para referendumit. Të dyja palët i kanë përdorur për hesap të vetin. Mbetet të shihet se cila me më shumë sukses. Parashikimet janë se, në qoftë se ndodh Brexit-i, funta (sterlina) britanike do të pësojë rënie, që do të dobësonte fuqinë blerëse të qytetarëve të zakonshëm. Dalja eventuale e Britanisë nga BE-ja do të thoshte një përkrahës i fuqishëm më pak për Kosovën dhe Shqipërinë në aspiratat e vendeve tona për aderim në BE. Kjo është e sigurtë! Jo krejt e sigurtë, por e mundshme është që dalja e Britanisë së Madhe të nisë shpërbërjen e BE-së.
Muhamet Hamiti, profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës, ka qenë ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe gjatë viteve 2009-2012.
Tags: David Cameron
Previous Post

Brenda rrjetit të drogës: SMS të koduara, jetë asketësh dhe kamionistë për transferta parash drejt Shqipërisë

Next Post

Gjeopolitika dhe mungesa e debatit gjeostrategjik nder shqiptare!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjeopolitika dhe mungesa e debatit gjeostrategjik nder shqiptare!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.