Ministri i Diasporës, Valon Murati priti në një takim ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets, me të cilën bisedoi për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, duke pasur parasysh faktin që diaspora shqiptare ka koncentrim të madh në Gjermani.
Ministri Murati në këtë takim me Viets kushtoi një rëndësi të veçantë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe tërheqjes e investimeve nga diaspora, dy projekte me prioritet në objektivat e Ministrisë për këtë vit, e të cilat kërkojnë bashkëpunim të thellë institucional.
Ndërkaq, ambasadorja Viets i prezantoi ministrit Murati përvojën e Gjermanisë në projektet për kthimin e kuadrove akademike në Gjermani, si dhe ofroi bashkëpunimin e ambasadës në përmbushjen e prioriteteve të Ministrisë.















