Anjeza Shabani është administratorja e kopshtit ‘Diren’ në Tiranë, e cila u arrestua për dhunën ndaj një fëmije 3 vjeç, ngjarje që tronditi gjithë opinionin publik.
Rasti u denoncua nga emisioni ‘Stop’, pas kërkesës së babait të fëmijës i cili kishte dyshime të forta se djali i tij 3-vjeçar dhunohej në kopsht, pasi i shkonte në shtëpi me shenja në trup.
Një kamera e fshehtë vërtetoi më së miri dyshimet e babait, ku u duk qartë dhuna e ashpër e administratores së kopshtit ndaj 3-vjeçarit.
Një gjë e tillë ndodhte prej 6 muajsh. Për të vërtetuar publikisht këtë gjë dhe për ta denoncuar, ai kishte vendosur në kamerë në çantën e të birit, duke filmuar 6 orë materiale, nga të cilat 2 orë janë dhunë sistematike fizike dhe psikologjike.















